Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Tomini jep alarmin Covid po prek moshat e reja: Dy vatrat e nxehta, pas Tiranës

Tomini jep alarmin Covid po prek moshat e reja: Dy vatrat e nxehta, pas

Mbi 25 mijë raste të Covid-19 janë aktive në të gjithë vendin, pjesa më e madhe e të cilave në kryeqytet. Krahas Tiranës, epidemiologia Eugena Tomini rendit të tjera qytete që mbajnë aktualisht peshën më të madhe të infektimeve me Sars-Cov2.

“Është Durrësi dhe Shkodra. Janë bashki apo qarqe që mbajnë peshën e pozitivitetit në vend. Më pas Fieri e pasuar nga Vlora, por ndërkohë Elbasani dhe Berati janë vërë re që kanë pasur vatra në institucione apo vatra familjare, që janë evidentuar të paktën në javën që lamë pas”, tha Tomini pwr TV Klan.

Numri i lartë i popullsisë në këto qytete krijon mundësinë për kontakte të ngushta dhe të pashmangshme.

“Aty ku kemi aktivitetet jetësore, ekspozimi ndaj njëri-tjetrit, personave asimptomatike apo kontaktet e ngushta familjare koha e ekspozimit është më e lartë, për rrjedhojë edhe personat që infektohen, apo kontaktet me personat e sëmurë apo asimptomatikë sigurisht që është më i ngjeshur”.

Tomini sqaron se në 2 javët e fundit infektimet numri më i lartë i infektimeve i përket grupmoshave 25 deri 34 vjeç, si dhe 15-25 vjeç. Ndërkohë që në Shqipëri nuk ka ende asnjë rast të dyshuar si për virusin e ri të Covid-19.  

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore