Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Tifozë në stadiume e spektatorë në teatro/ Të gjitha ndryshimet që bëhen me masat e reja anti-COVID

Tifozë në stadiume e spektatorë në teatro/ Të gjitha

Është mbledhur ditën e sotme Komiteti i Ekspertëve lidhur me situatën e COVID në vendin tonë.

Anëtarët e Komitetit bënë të ditur se po vijon vaksinimi me ritme të shpejta, si për grupmoshat 60+ dhe grupime të caktuara.

Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli, tregoi një më një të gjitha ndryshimet e bëra me masat e reja.

“Duke filluar nga data 1 qershor, të hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse, por do të vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambjentet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik.

-Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mbahet distancimi social.

-Ora policore nga 22:00 do të kalojë në 23:00

-Klubet e natës do të vijojnë të mbyllura dhe muzika deri në orën 22:00

-Nga data 15 qershor, grumbullimet në ambjentet e jashtme nga 10 persona bëhet 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale

-Nga 1 korriku, ora policore shtyhet në orën 24:00, orari për muzikën nuk ndryshon.

-Do të lejohen kampionatet sportive me prezencën 30% të tifozëve

-Do të lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike, me kapacitet të reduktuar të spektatorëve deri më 30%.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore