Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

The Economist: Shqipëria do të tkurret në 26% deri në vitin 2050

The Economist: Shqipëria do të tkurret në 26% deri në  vitin

Plakja e popullsisë vazhdon të jetë një problem mjaft shqetësues për Shqipërinë dhe për të gjitha vendet e Ballkanit, sidomos në planin afatgjatë.

Dy shkaqet kryesore, sipas një vëzhgimi të The Economic, janë largimi i të rinjve në vende me ekonomi të zhvilluar dhe me paga të larta, si dhe pamundësia ekonomike për të bërë më shumë se një fëmijë për ata që zgjedhin të qëndrojnë. Shumë gra kanë frikë se mos humbasin punën nëse angazhohen me më shumë se një fëmijë.

Ekonomia në Ballkan është shumë larg asaj të vendeve të zhvilluara të BE-së, por ikja e popullsisë, dhe sidomos e forcës punëtore dhe talenteve, do ta bëjë edhe më të vështirë për Ballkanin që të zhvillohet e të kapë ritmet e Europës.

Matja e demografisë në vendet e Ballkanit është e vështirë, sidomos në zonat e ish-Jugosllavisë, ku shumë ballkanas marrin pasaporta nga shtetet fqinje që janë në BE.

Për shembull, një e pesta e personave që punojnë në BE me pasaporta kroate janë në fakt boshnjakë, ndërsa banorët e Moldavisë që punojnë në perëndim janë të gjithë me pasaporta rumune.

Veç kësaj, mënyra sesi funksionon sistemi burokratik është një tjetër mënyrë që e vështirëson matjen e demografisë. Ballkanasit që punësohen në BE largohen pa raportuar gjë në vendet mëmë, ndaj është e vështirë të dihen shifrat e sakta.

Megjithatë, të dhënat që kemi tani e tregojnë qartë që Ballkani po humbet shumë popullsi. Nëse pas Luftës së Dytë Botërore çdo grua ballkanase sillte në jetë nga gjashtë fëmijë, mesatarisht, në ditët e sotme janë të pakta familjet që kanë më shumë se një. Edhe në Kosovë, ku mesatarja është aktualisht 2 fëmijë për familje, kjo shifër ka qenë në rënie vit pas viti.

Brenda një viti, Serbia do të ketë më shumë pensionistë se kontribuues pensionesh, ndërsa Bullgaria pritet që deri në vitin 2050 të ketë humbur 39% të popullsisë aktuale.

Bazuar në të dhënat e OKB, Bankës Botërore dhe Birn, “The Economist” analizon se deri në vitin 2050 Shqipëria do të humbasë 26% të popullsisë, pothuajse sa Serbia dhe Kroacia (të dyja me nga -24). Veç Bullgarisë me -39%, edhe Bosnja Herzegovina e Rumania pritet të humbasin një shifër të lartë, me nga -37% dhe -31% respektivisht, ndërsa në krye renditet Moldavia, me -45%. Kosova pritet të humbasë -11% dhe Mali i Zi vetëm -3%.

Qytetet ballkanase ku është rritur popullsia janë të paktë. Tirana në Shqipëri dhe Cluj, në Transilvani, janë të vetmet që po shohin rritje, por të dyja janë përjashtime.

Plakje të popullsisë kanë edhe vende të tjera të Europës, që nga Italia, Greqia e Spanja, por ai boshllëk mbushet nga emigrantët. Madje, edhe në Poloni, 1 milionë ukrainas që kanë ardhur të punojnë kanë zbutur disi humbjen e miliona polakëve që janë shpërndarë nëpër BE.

Ndërsa në vendet e Ballkanit, edhe ata që kthehen janë persona që kanë kaluar jetën duke punuar në perëndim dhe kthehen për të kaluar pensionin. Pra, nuk janë kontribuues në krah pune, dhe fëmijët nuk i ndjekin në vendlindje.

Për këtë arsye, Ivan Vejvoda, nga Instituti për Shkenca Njerëzore në Vjenë, mendon se BE dhe shtetet e Ballkanit duhet të marrin masa e të veprojnë në bashkëpunim për të gjetur një mënyrë që t’i plotësojnë nevojat për punë në perëndim pa i zbrazur qytetet ballkanase.

The Economist: Shqipëria do të tkurret në 26% deri në  vitin

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore