Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Testimet për Covid, Silva Bino: Pas 10 shtatorit futet pajisja automatike, synojmë 1 mijë analiza në ditë

Testimet për Covid, Silva Bino: Pas 10 shtatorit futet pajisja automatike,

Prej disa muajsh qëkur u prek nga pandemia e koronavirusit, Shqipëria po kryen testime në popullatë të cilat kanë ardhur duke u rritur e megjithatë mbetemi ndër vendet me numrin më të vogël të testimeve në raport me rajonin e më gjerë.

Ndonëse një nga rregulloret bazë të OBSH është testimi i vazhdueshëm për të mbikqyrur situatën epidemiologjike, sot për sot, laboratori i vetëm në Shqipëri që kryen nga 500-700 analiza për diagnostikimin e Covid 19, ndodhet në Institutin e Shëndetit Publik e prej një muaji këtë analizë e kryen dhe Qendra Spitalore “Nënë Tereza” ku numëron afro 80 analiza ditore.
Por a mjaftojnë këto?

Në një intervistë për Gazetën “Shqip”, shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino pranon se nevojiten më shumë testime ditore me qëllim që të mbulohet një pjesë e mirë e popullatës.

Sipas saj, pas datës 10 shtator, kapacitetet e laboratorit të ISHP do të shtohen me futjen në punë të një pajisje të re Ekstraktor automatik me fuqi të lartë.
Bino thotë se me anë të kësaj pajisje synohet të testohet Çdo muaj mbi 1 përqind e popullatës.

Më poshtë intervista e plotë

1. Sa është numri i testimeve qe kryhen në ditë në ISHP dhe Çfarë lloji analizash kryeni për covid 19?

Testimet që kryhen janë vetëm ato molekulare por shumë shpejt do të kryejmë dhe serologjike. Do të rritet ndoshta me 200 më shumë në ditë. Njëkohësisht ka filluar edhe laboratori në Qsut që kryen deri tani 50-80 analiza në ditë.
Po ashtu do të kemi dhe dy laboratorë të tjerë shtetërorë që do të rrisin kapacitetet e testimit.
Njëkohësisht ne synojme të investojmë më tej në laboratorin e ISHP që së bashku me 2 laboratorë të tjerë shteterorë si dhe privatë të ndërtojmë rrjetin e laboratorëve cilesore për COVID duke rritur kapacitetet në mbi 1000 testime në ditë

2. A janë të mjaftueshme këto analiza për të pasur një situatë të qartë të pandemisë në vend?

Sa më shumë testime të kryejmë aq më mirë e njohim situatën epidemiologjike në vend. Ne kemi kërkuar shtim të kapaciteteve njerëzore dhe mjeteve në laboratorin e ISHP dhe pas datës 10 shtator do futet në punë pajisja e re që quhet Ekstraktor automatik me fuqi të lartë. Me anë të kësaj pajisje synojmë që çdo muaj të testojmë mbi 1 përqind të popullatës. Me anë të pajisjes automatike e cila është dhuratë nga USAID, shkurtohet koha e përgjigjes së analizës e për pasojë do të rritet dhe numri i testimeve.

3. Nga testimet e kryera Çfarë vëreni, ka ndryshuar virulenca e covid? Ështe më pak agresiv?

Deri tani ne shohim të njëjtën përhapje, pra nuk shohim ndryshime në lidhje me mundësinë e virusit për tu përhapur po ashtu pak a shumë është i njëjtë dhe numri i personave që kanë nevojë të shtrohen në spital.
A po respektohen udhëzimet e OBSH për testime, gjurmime të kontakteve?
Gjurmimi i kontakteve kryhet sipas udhëzimeve të OBSH por edhe ECDC dhe CDC. Tani po punojmë që ta persosim më tej ate me një angazhim më të madh të komunitetit.

4. Çfarë nderhyrje duhet bërë në këtë moment kur jemi në prag vjeshte dhe nis qarkullimi i virozave e gripeve stinore? Do kemi nje lockdoën të dytë të nevojshëm?

Për periudhën e dimrit është përgatitur një plan që synon të përforcojë testimin ku do të futet dhe testimi për grip, si dhe të përforcohet survejanca në sistemin parësor dhe spitslor si dhe vasksinimi i popullatës. Këtë vit është menduar katërfishimi i dozave të vaksinës ndaj gripit.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore