Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Testi super i shpejtë i Covid merr dritën jeshile në SHBA: Realizohet nga shtëpia

Testi super i shpejtë i Covid merr dritën jeshile në SHBA:

Federata Amerikane e Ilacceve dhe Ushqimit i dha dritën jeshile testit të parë të shpejtë të koronavirusit që mund të kryhet në shtëpi. Testi molekular njëpërdorimësh Lucida Covid-19 është i pari që mund të vetëadministrohet krejtësisht dhe rezultatin e jep brenda 30 minutash.

Komisioneri i FDA, Stephen Hahn e quajti këtë mënyrë testimi si një avancim tejet të rëndësishëm në raport me diagnostikimin e sëmundjes, i cili do të ndihmojë sipas tij të reduktohet barra e përcjelljes së sëmundjes.

Materialin, individi e merr vete përmes tamponit, i cili vendoset më pas në një provëz të kitit që mund të mbahet në dorë dhe rezultati del brenda gjysëm ore ose edhe më pak. Ekrani i ndriçimit i njësisë tregon nëse një person është pozitiv apo negativ për virusin SARS-CoV-2.

Ky lloj testi do të jetë fillimisht i disponueshëm në sasi të kufizuara në Florida dhe Kalifornia, ndërsa në pranverë, besohet se do të mund të kalojë për përdorim të gjerë. Sekretari amerikan i Shëndetësisë dhe shërbimeve njerëzore,  Alex Azar tha në një deklaratë të tij se testi i ri i shtohet arsenalit në zgjerim të opsioneve të testimeve anti-covid 19.

“Administrata Trump ka ndërtuar sistemin më të madh të testimit në botë, dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim si zhvillimin ashtu edhe prodhimin e testeve që e bëjnë më të lehtë diagnostikimin e sëmundjes, e që janë më të aksesueshme për popullin amerikan”, shtoi ai.  

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore