Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Testet serologjike, në Itali hetohen drejtuesit e poliklinikës

Testet serologjike, në Itali hetohen drejtuesit e poliklinikës

Krerët e poliklinës San Matteo di Pavia dhe ndërmarrja piemonteze Diasorin në Itali po hetohen nga prokuroria për manipulime me testet serologjike anti-Covid. Spitali Pavia dhe ndërmarrja e diagnostikimit dyshohet se kanë rënë dakord në mënyrë të paligjshme për të bërë analizat.

Akuzat lidhen më ndërhyrjen në procedurën e përzgjedhjes për kontratën. "Zgjedhja e bërë nga poliklinika San Matteo për të vulosur një marrëveshje të drejtpërdrejtë me një operator të sektorit, Diasorin, në një kohë kur në treg veprojnë dhe shumë të tjerë, po verifikohet si konflikt i qartë interesi për Profesor Baldanti, i cili ishte njëkohësisht menaxher shkencor i projektit të bashkëpunimit San Matteo dhe Diasorin Foundation ndërsa ka dhe pozicionin e anëtarit të Grupit të Punës në Këshillit Suprem të Shëndetit pranë Ministrinë e Shëndetësisë, me kompetencën e vlerësimit të testit. Sipas mediave italiane, por hetohet pë rte hedhur dritë mbi “lidhjet politike” që mund të kenë çuar në përzgjedhjen e Diasorin si partner i San Matteos".

Për të hedhur dritë mbi "lidhjet politike" që mund të kenë ndikuar në zgjedhjen e Diasorin si partner i San Matteo, sipas prokurorëve të Pavia "është e nevojshme të raportohet se Diasorin spa, përveç selisë së Saluggia (Vercelli), ka zyra në Bioparkun e Insubrias në Gerenzano (Varese). Në urdhrin e sekuestrimit shkruhet se në qendrën shkencore dhe teknologjike "ekziston zyra e regjistruar e Fondacionit të Institutit Insubric, drejtori i përgjithshëm i të cilit është Andrea Gambini, ish-Komisioneri i Lidhjes Varese dhe presidenti i IRCCS Carlo Besta Foundation".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore