
Testet serologjike dhe tamponi, në Intermedica gjeni standardet më të larta
Që në fillim të muajit mars, Shqipëria po përballet me situatën e pazakonshme të krijuar nga pandemia e koronavirusit. Fillimisht u raportuan shifra të ulëta dhe shumë pak vdekje nga Covid-19, pasi edhe vendi u izolua pikërisht për ndalimin e përhapjes së këtij virusi.
Por pas lirimit të masave strikte nga qeveria shqiptare gjërat ndryshuan. Shifrat u rritën frikshëm dhe numri i viktimave nga koronavirusi u rrit ndjeshëm.
Duke parë se situata po rëndohej nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë vendosi që të licensonte laboratorët privatë që të kryenin testimet serologjike për Covid-19. Ky vendim u mor në muajin korrik.
Një nga laboratorët privatë që kryen këto testime është Intermedica, e cila në muajin gusht mori nga Ministria e Shëndetësisë edhe autorizimin e njohjes si laborator jopublik për kryerjen e testimit molekular me RT-PCR (tamponi) për SARS - CoV-2.
Në laboratorin Intermedica do të gjeni standardet më të larta, pasi kitet që do të përdoren për këtë testim janë të kompanisë Gjermane Euroimmun, të cilat kanë certifikatën Europiane CE dhe certifikatën amerikane FDA.
Me këtë njohje, Intermedica kompleton gamën e testimeve për koronavirusin SARS-CoV-2 si me tamponin, i cili analizon prezencën aktuale të virusit, si dhe me serologjinë (antitrupat IgG) për të analizuar përgjigjen imune të organizmit, nëse është prekur ose jo nga virusi.
Ndërkohë analizimi serologjik kryhet pranë çdo filiali të laboratorit, kurse testi RT-PCR (tamponi) do të kryhet në laboratorin Qendror pranë Hipotekës, Rruga Jordan Misja, në ambientet e përgatitura enkas për këtë testim, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik.
Nga ana tjetër, metoda e përdorur nga Intermedica është ECLIA dhe testimi kryhet me analizatorë automatik të Kompanisë Roche. Analiza i ka të përfshira të dyja fraksionet IgM dhe IgG.
Për të gjitha rastet pozitive ose te dyshimta Laboratori Intermedica kryen konfirmimin e tyre, duke analizuar antitrupat me një metode të dytë dhe kompani të dytë, me metodën ELISA, me analizator të Kompanisë Euroimmun.
Ky analizim konfirmon pozitivitetin direkt te IgG ose indirekt te IgM. Konfirmimi bëhet pa asnjë kosto shtesë.
Laboratori Intermedica është i vetmi laborator në Shqipëri, që kryen konfirmimin e rezultatit me dy metoda të ndryshme dhe me dy kompani të ndryshme. Vlen te theksohet se Metoda ELISA dhe konkretisht e kompanisë EUROIMMUN, për analizimin e antitrupave AntiSARS CoV-2 është quajtur “Golden Standard” dhe shpesh rezultatet e kompanisë Euroimmun shërbejnë dhe si rezultate krahasuese referente nga kompani te tjera për të marrë certifikatën nga FDA Amerikane.

Ikën moti i mirë me diell, fundjava sjell vranësira e reshje shiu
Historia e plotë >




Sa rrezikon vdekjen nga COVID nëse je obez? Çfarë thotë raporti i ri
Historia e plotë >
Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura
Historia e plotë >
Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Skenari i ri/ Kë do të mandatojë për kryeministër, partinë apo koalicion...
Historia e plotë >
“Na e shkul veshin me kujdes, mos na e këpusësh”/ Rama i lë një "porosi"...
Historia e plotë >
Ikën moti i mirë me diell, fundjava sjell vranësira e reshje shiu

LAJMI I FUNDIT/ COVID i merr jetën 21 personave, ja sa raste të reja infeksioni janë regjistruar

“A mund ta provoj pas pandemisë”, gjinekologia tregon frikën e çifteve për të bërë fëmijë në kohë koronavirusi
Biznes

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >


