Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Test negativ kundrejt parave / Abuzimi i laboratorëve "të shmang" Covid-in

Test negativ kundrejt parave / Abuzimi i laboratorëve "të

Situata e pandemisë së Covid 19 ka rritur numrin e abuzimeve dhe falsifikatorëve për të cilët shpesh vetë Ministria e Shëndetësisë ka mbyllur njërin sy.

Për të udhëtuar jashtë territorit shqiptar është kërkuar gjithmonë dhe kërkohet tampon negativ brenda 72 orëve. Dhe për të kryer teste të shpejta apo teste molekulare nëpërmjet PCR, Ministria e Shëndetësisë nuk i lejoi të gjithë laboratorët në vend, por licencoi vetëm 10 laboratore jopublike të cilët plotësonin kriteret që ajo kërkonte.

Por çfarë ndodh në fakt? Me dhjetëra laboratorë të palicencuar kanë futur në mënyrë kontrabandë këto teste duke ia ofruar qytetarëve shqiptarë, shpesh edhe duke falsifikuar përgjigjet. Ka ndodhur që qytetari që kishte prerë biletën e fluturimit në një datë të caktuar dhe 72 orë para udhëtimit ka rezultuar pozitiv në një nga laboratorët e licencuar, shumë lehtësisht ai është paraqitur në këto laboratore që abuzojnë në treg duke marrë në mënyrë të falsifikuar një përgjigje negative vetëm e vetëm për të udhëtuar në ditën kur ai ka planifikuar.

Madje në lojë janë futur edhe agjensitë e udhëtimit të cilat bashkëpunojnë me këto laboratore që lëshojnë fletë përgjigjesh negative fiktive. Në momentin kur qytetari shkon për të prerë biletën e fluturimit apo udhëtimit, ata të mundësojnë kundrejt pagesës edhe përgjigjen negative të tamponit. Burime konfidenciale të Top Channel konfirmojnë se kanë udhëtuar me fletën e përgjigjes Covid negativ pa e kryer testin fare.

Por po kështu burime të Top Channel thonë se disa prej këtyre laboratorëve abuzues dhe falsifikues ushtrojnë këtë aktivitet të paligjshëm pasi ministria nuk ushtron kontrolle në asnjë prej këtyre klinikave apo laboratorëve, edhe pse shumë prej tyre e reklamojnë bërjen e testit anticovid nëpër rrjete sociale.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore