
Tenderat sekretë të vaksinave anti Covid, europarlamentarët patën 50 minuta kohë të lexonin kontratat
Në Shqipëri po zhvillohet një debat mbi sekretin e marrëveshjes së qeverisë më kompanitë private për blerjen e vaksinave anti Covid. Opozita akuzoi kryeministrin Rama se po e mban marrëveshjen e fshehtë dhe se nuk dinin se çfarë po miratojnë. Kryeministri Rama në seancën e së hënës deklaroi se kontrata sekrete mbahej për shkak se ia kishte kërkuar firma prodhuese Pzifer një gjë të tillë, duke i kërkuar ruajtjen e konfidincialitetit.
Sekreti për blerjen e vaksinave duket se ka qenë edhe në shtete vende të tjera, ku parlamaentarët nuk kanë pasur mundësi të kenë me vete një kopje të kontratës.
Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe me Parlamentin Europian, ku eurodeputetë kanë pasur vetëm 50 minuta kohë në dispozicion për të lexuar tekstin e marrëveshjes dhe se atyre iu është ndaluar që të kenë me vete telefon, apo laptopë në momentin e njohjes me dokumentin.
Kaq ishte aksesi që eurodeputetët kishin kur u njohën me kontratën konfidenciale mes Komisionit Europian dhe kompanisë gjermane Cure Vac, duke mos i mjaftuar si kohjë të lexonin klauzolat dhe përjashtimin.
Këtë e bën të ditur Agjencia Italiane e Lajmeve, Agi, ku citon eurodeputetin belg Marc Botenga, i cili ishte i pari që u njoh me dokumentin konfidencial. Ai u shpreh se i duhej të "linte telefonat inteligjentë dhe kompjuterët përpara se të hynte në dhomë" ku mund të lexonte kontratën dhe "të merrte shënime me dorë". Një procedurë e ngjashme, kujton Eurodeputetin, "me atë të marrëveshjeve tregtare të Ttip me Shtetet e Bashkuara", ose "e kundërta e transparencës".
Sa i përket përmbajtjes së dokumentit, eurodeputetët nuk do të jenë në gjendje të zbulojnë asgjë. Për pasur akses dhe lexuar tekstin në fakt ishte e nevojshme të nënshkruhet një "deklaratë konfidencialiteti". Kjo është “një përgjegjësi shumë e madhe" e lidhur me "dëmin e mundshëm tregtar në kontratat me vlerë miliona euro”, shpjegon Botenga, i cili preferon të konsultohet me shërbimet ligjore të Parlamentit Evropian përpara se të hyjë në detaje.
“T'u tregosh eurodeputetëve përmbajtjen e kontratës "megjithatë nuk është një iniciativë e Komisionit Evropian, por e kompanisë CureVac. Dhe për mua ky është problemi", përfundoi Botenga.



A duhet mbajtur maska pas bërjes së vaksinës anti Covid-19?
Historia e plotë >



Ikën moti i mirë me diell, fundjava sjell vranësira e reshje shiu
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Rama sfidon veten/ Gratë dhe vajzat udhëheqin 10 qarqe, kush do të jenë ...
Historia e plotë >
Dalin emrat e rrezikuar/ Basha do të largojë ishët, listat e kandidatëve...
Historia e plotë >
21 persona humbin jetën nga COVID, më i riu 35-vjeç, mbetet i lartë numri i infeksioneve të reja

Gjuha turke në shkollat shqiptare si lënde me zgjedhje, hyn në fuqi marrëveshja

A duhet mbajtur maska pas bërjes së vaksinës anti Covid-19?
Biznes

PD e premton/ Rama: Nuk ka ulje taksash për biznesin e madh
Historia e plotë >
Konsumi në pandemi i shqiptarëve/ Më shumë bukë, sheqer e vaj, por edhe...
Historia e plotë >

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >