Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Temperatura në rritje/ Si të reduktojmë dëmin e shkaktuar nga dielli këtë verë

Temperatura në rritje/ Si të reduktojmë dëmin e shkaktuar

Sa të çuditshëm që jemi?! Edhe pse i njohim alternativat më të mira, në shumicën e rasteve prapë tërhiqemi nga zgjedhja më e dëmshme. Në raste të tjera, shkëmbejmë një alternativë për një tjetër, duke e ditur riskun e këtij vendimi.

Në këto momente koncepti i reduktimit të dëmit luan rol kyç. Në vend që të kemi qasjen që të ndalojmë çdo zakon që na dëmton, reduktimi i dëmit pranon realitetin se disa njerëz do të vazhdojnë të zgjedhin të bëjnë veprime edhe pse mund ta dinë që diçka e tillë i shkakton probleme në shëndet. Reduktimi i dëmit ka të bëjë me gjetjen e mënyrave si të heqim dorë nga zakone me risk të lartë.

Le të marrim një shembull edhe nga situata aktuale me temperaturat e larta. Gjatë verës shumë nga ne fillojmë të qëndrojmë në diell për të marrë ngjyrën e bukur e të artë të lëkurës, ndonëse e dimë që qëndrimi për orë të tëra nën diellin e fortë të korrikut apo gushtit është shumë i dëmshëm. Në këto raste ekspertë të shëndetit publik nuk këshillojnë që të mos dilni në diell, pasi diçka e tillë është e pamundur. Ajo që ata sugjerojnë është që të përdorim krem dielli me efekt mbrojtës të lartë, të vendosim kapele, të pijmë ujë dhe lëngje për të qëndruar të hidratuar dhe të evitojmë djegien. Me këto masa parandaluese, ne mund të shijojmë pak më të qetë diellin e verës, edhe pse e dimë që ai na dëmton.

Teknika të tilla mund të aplikohen edhe tek duhanpirja. Zgjidhja më e mirë sigurisht është që të mos e nisni fare duhanin, por për ata që pijnë cigare e mira është që ta lënë. Duke parë që shumica e duhanpirësve të rritur duan të vazhdojnë të përdorin duhanin, në këto raste reduktimi i dëmit luan rol kyç.

Për këtë grup personash kalimi nga cigarja tek alternativa teknologjike e të bazuara në kërkime shkencore arrin të reduktojë dukshëm dëmin e shkaktuar nga tymi i cigares. Kjo kategori pajisjesh, arrin të reduktojë deri në 95% nivelin e substancave toksike që krijohen nga djegia e cigares. Duke shmangur kështu edhe ekspozimin ndaj 6000 kimikateve, 100 prej të cilëve janë edhe shkaktare të shumë sëmundjeve.

Edhe pse pajisjet me ngrohje, cigaret elektonike apo duhani i përtypshëm, nuk janë krejtësisht të parrezikshme, pasi në fund përmbajnë nikotinë e cila shkakton varësi, ato ofrojnë potencialin për të qenë alternativa më të mira për duhanpirësit e rritur. Koncepti i reduktimit të dëmit na ndihmon për të trajtuar kështu zakone të dëmshme duke mos e ndrydhur natyrën njerëzore.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore