
Temperatura deri në 20°C/ Kthjellime gjatë paradites, si pritet të jetë moti sot
Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku do të jenë dominuese në vendin tonë edhe gjatë ditës së premte. Parashikohet që deri në orët e mesditës një pjesë e mirë e Shqipërisë të jetë në mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime, por më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore.
Ndërsa pasditja dhe kryesisht mbrëmja do të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat veriore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës parashikohet të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave përgjatë të gjithë ditës, ku kthjellimet parashikohet të jenë më të dukshme në orët e para të ditës në zonat perëndimore dhe Jugore të vendit. Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet që vranësirat të shtohen gradualisht në gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe në Lindore të vendit.
Maqedonia e Veriut
Deri në orët e pasdites një pjesë e mirë e MV do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët, por do të ketë dhe kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore. Ndërsa orët e mbrëmjes do të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin e MV, duke bërë që në orët e vona të natës i gjithë vendi të jetë në dominimin e motit të vranët.
Rajoni dhe Evropa
Zhvillimi i ciklonit të Islandës do të diktojë kushtet e motit në pjesën më të madhe të kontinentit duke sjellë në Evropën Lindore dhe vendet Nordike vranësira dhe reshje në formë dëbore. Gjithashtu Britania e Madhe dhe Qendra e kontinentit parashikohet të jenë në dominimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të shiut. Ndërsa në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike paraqitet Jugu i kontinentit, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në perëndim të Ballkanit.

Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve
Historia e plotë >





Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas pandemisë
Historia e plotë >

Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet



Si po ia ndryshon podcast-i ‘fytyrën’ politikës
Historia e plotë >
