Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Të parafundit në Europë për pagat, të fundit për konsumin

Të parafundit në Europë për pagat, të fundit për

Një shqiptar paguhet sa një e treta e pagës së një evropiani. Kështu e përkufizon Eurostat nivelin e të ardhurave në vendin tonë. Shqipëria është në vendin e parafundit për pagat, më keq se në është vetëm Bosnje Hercegovina, një shtet që u shkatërrua nga lufta e gjatë etnike dhe ende vuan përçarjen.

Ndërkohë në konsum Shqipëria është në vendin e fundit duke u renditur kështu poshtë Bosnjës.

Në krahasim me fqinjët mbetemi mbrapa teksa Mali i Zi, Maqedonia e Veriu dhe Serbia po i afrohen mesataren së pagave në vendet e Bashkimit Europian.

Shqipëria edhe pse ka një ndër rëniet ekonomike më të ulëta në rajon gjatë vitit pandemik të 2020-ës kjo nuk është përkthyer në mirëqenie për popullsinë, që do të thotë se ekonomia jonë ka probleme të thella strukturore dhe paraja shpërndahet në mënyrë të pabarabartë. Paraja lëviz, por më së shumti në duart e një grupi të vogël personash.

Ish-ministri i financave Arben Malaj mendon se politika është duke ndjekur vendimet e gabuara në termin afatgjatë për të ndryshuar këtë panoramë:

Edhe pse Shqipëria e rriti pagën mesatare gjatë 2020-ës, kjo nuk u përkthye në fuqi blerëse për konsumatorët , ndërsa edhe rritja e nivelit të pagës minimale nuk dha efektet e duhura.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore