
Të mbërthyer nga Covid/ QSUT sqaron për SHQIP: Operacionet dhe shërbimet që kryhen për pacientët
Qendra spitalore "Nënë Tereza" në Tiranë prej disa muajsh ka ndezur motorët duke kthyer me kapacitet të plotë të gjitha shërbimet e saj shëndetësore, për shkak të kthimit të spitalit infektiv në spital "Covid" ku trajtohen të sëmurët e prekur nga koronavirusi.
Në kulmin e sezonit veror, kur si çdo vit barrën e urgjencave më të shpeshta e mbante spitali infektiv, sot sipas një strategjie të drejtuesve të QSUT, kjo barrë po mbahet nga vetë shërbimet.
Gazeta "Shqip" iu drejtua për informacion drejtorisë së QSUT e cila ka shpjeguar se puna vijon normalisht në të gjitha shërbimet e urgjencave të QSUNT, si tek Urgjenca e Sëmundjeve të Brendshme, Urgjenca e Spitalit Infektiv, Urgjenca Pediatrike, Urgjenca e Spitalit Francez, Urgjenca e Djegie-Plastikës, Urgjenca e Psikiatrisë. Përjashtim bëjnë urgjencat kirurgjikale për sëmundjet malinje, të cilat sipas një urdhri të ministrisë së Shëndetësisë e datës 19 mars janë transferuar në spitalin e Traumës.
"Nisur nga fakti se Spitali Infektiv tashmë është kthyer në Spital Covid, sëmundjet e tjera Infektive kryhen pranë Shërbimeve të QSUNT, kjo në bazë të specifikave të tyre si p.sh neuroinfeksionet pranë Shërbimit të Neuroshkencës, Hepatitet pranë Shërbimit të Gastrohepatologjisë etj", sqaron për "Shqip" drejtoria e QSUT-së.
Sipas këtij institucioni, pacientët e rretheve që kërkojnë trajtim në spital për rastet e urgjencave infektive, në dispozicion janë dhe spitalet rajonale, ndërsa konsultat ambulatore në shërbimin infektiv vijojnë punën rregullisht për pacientët kronikë sicc janë të sëmurët me HIV apo sëmundjet e tjera seksualisht të transmetueshme .
Urgjencat më të shumta këtë periudhë janë ato kardiovaskulare. Ndërkohë që janë shtyrë operacionet e planifikuara bazuar në urdhrin e MSHMS me nr. 147, me nr. 1375 prot, date 11.03.2020 për " Ndërprerjen e ndërhyrjeve Kirurgjikale te planifikuara në të gjitha strukturat spitalore publike dhe jopublike" në periudhën e masave shtrënguese, në fillimet e epidemisë Covid-19.
"Urgjencat kirurgjikale i suporton Spitali i Traumës ndërsa të gjitha ndërhyrjet e tjera të domosdoshme realizohen në QSUNT sipas planifikimit të Shërbimit të Kirurgjisë", thonë për "Shqip" burimet zyrtare nga drejtoria e QSUT-së.
©?Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine
Historia e plotë >





Asnjë i infektuar me Covid nuk mund të votojë
Historia e plotë >
Pasaporta e vaksinimit, si do të funksionojë në Itali dhe problemet
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë

Pasaporta e vaksinimit të BE-së! Covid-19, a do të lëvizin shqiptarët gjatë kësaj vere?
Zgjedhje 2021




Takimi me gratë, Basha: Barazi në punësim, pagë të njëjtë për punë të njëjtë
Historia e plotë >