Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Të huajt hyjnë pa pengesa/ Rënia drastike e infektimeve ka “çliruar” edhe shqiptarët para pushimeve

Të huajt hyjnë pa pengesa/ Rënia drastike e infektimeve ka

Lirimi i masave anticovid në vend, po vazhdon. E fundit është ajo që shtetasit shqiptarë e të huaj, që vizitojnë Shqipërinë nuk përballen me kufizime. Nuk duhet të bëjnë tampon apo të paraqesin dokumenta shtesë të veçanta.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm 2 persona rezultojnë të prekur nga Covidi në gjithë vendin. Në 24 orët e fundit fatmirësisht asnjë fatalitet në Shqipëri. Numri i personave të vaksinuar po kap shifrën 800 mijë.

“Vijmë nga Prishtina. Në kufi nuk kishte asnjë procedurë shtesë. Kaluam një fundjavë të bukur. Edhe pushimet verore do t’i bëjmë në Velipojë. Vijmë nga Mitrovica. Në Kosovë masat janë më të shtrënguara se këtu. Ju i keni hequr maskat. Do vijmë sërish për verim, në Durrës”, shprehen turistët.

“Këtu është super! Natyra, gatimi, koha me diell. Jam mahnitur si për herë të parë, që vizitoj Shqipërinë. Isha në Sarandë dhe ndoshta e vizitoj edhe në dimër atë qytet, pse jo edhe Vlorën”, shprehet turisti gjerman. / Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore