Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Të dhënat e raportit/ Në hetim lejet e të burgosurve dhe kufiri i gjelbër që ruhet nga FRONTEX

Të dhënat e raportit/ Në hetim lejet e të burgosurve dhe

Plot 212 ankesa individuale që lidhen me të drejtat e të burgosurve nga të cilat për 113 është përfunduar hetimi administrativ dhe 99 janë ende në shqyrtim janë protokolluar në Institucionin e Avokatit të Popullit, shifër e përfshirë edhe në raportin e dërguar së fundi në Kuvend.

Nga rastet e përfunduara 75 kanë rezultuar të pabazuara në ligj, 30 janë zgjidhur në favor të ankuesit gjatë shqyrtimit, 4 kanë rezultuar jashtë kompetence dhe 4 kanë përfunduar me rekomandim përgjithësues drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe dy institucioneve shëndetësore jashtë sistemit të burgjeve.

Gjithashtu, institucioni i Avokatit të Popullit ka regjistruar për shqyrtim me iniciativë disa raste të bërë publike në media që kanë të bëjnë me ngjarje të ndodhura në burgje si dhe ka vijuar hetimin për ankesat e mbartura nga vitet e kaluara.

Numri më i madh i ankesave ka të bëjë me: cilësinë e shërbimit shëndetësor; refuzimin e kërkesës për të përfituar leje shpërblyese; zvarritjen e procedurës për të shkuar me leje shpërblyese; zvarritjen e procedurës për t’u transferuar në një IEVP tjetër; transferimin e padrejtë në një IEVP tjetër; pretendimet për ushtrim dhune fizike, psikologjike dhe keqtrajtim; dhënia e padrejtë e masës disiplinore etj.

Ankesat që kanë të bëjnë me cilësinë e shërbimit shëndetësor vazhdojnë të zenë numrin më të madh të ankesave të paraqitura nga të burgosurit apo familjarë të tyre.

Çështja e dytë, që mbetet pa zgjidhje, sipas Avokatit të Popullit është ajo e emigrantëve që kalojnë kufirin e gjelbër.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Kufitare e të Migracionit dhe FRONTEX ka vazhduar të monitorojë në mënyrë konstante operacionet e riatdhesimit vullnetar e të detyruar të shtetasve shqiptarë nga vendet e BE-së dhe shteteve të zonës Shengen, me qëllim transferimin sipas rregullave të shtetasve shqiptarë me vendim riatdhesimi nga territoret e vendeve anëtare të BE-së.

Përfaqësues të Avokatit kanë qenë pjesë e grupit e rreth 26 operacioneve të riatdhesimit, duke u bashkërenduar dhe me Mekanizmat e vendeve të tjera, duke ushtuar në këtë mënyrë rolin e vet ligjor si garant, e njëkohësisht duke përmbushur Direktivën e Parlamentit Europian për standardet e përbashkëta midis vendeve të BE-së dhe vendeve të treta. Pjesëmarrja jonë në këto operacione është realizuar duke përdorur kapacitetet e kufizuara të institucionit pasi, ndonëse kemi kërkuar që të na vihen në dispozicion kapacitete shtesë në nivel ndihmëskomisioneri, Kuvendi nuk e ka mundësuar një gjë të tillë.

Si rezultat nga 44 operacione në të cilat është kërkuar prania e përfaqësuesit të institucionit tonë, ne kemi mundur të marrim pjesë në vetëm rreth 26 prej tyre për mungesë burimesh njerëzore.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore