Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Tamponi rezulton fals/ Skanerat nxjerrin “zbuluar” COVID 19, 30 raste të reja në ditë tek “Shefqet Ndroqi”

Tamponi rezulton fals/ Skanerat nxjerrin “zbuluar” COVID 19, 30

Në spitalet publike e private, ekzaminimi i skanerit është I pari ndër më të kërkuarit në këtë periudhë pandemie. Shkak është rezultati shpesh herë fals i tamponit që analizon pështymën. Burime në spitalin e sëmundjeve të brendshme “Shefqet Ndroqi” në Tiranë i thanë gazetës “Shqip” se çdo ditë në spital skaneri nxjerr me dhjetëra raste pozitive me koronavirus çka e bën pak të dyshimtë shifrën zyrtare që raportohet çdo ditë.

Burimet thanë se nisur nga analizat serologjike apo skaneri të kryera në rrugë private, shifrat e të prekurve me Covid 19 në Shqipëri mund të jenë shumë herë më të larta sa deklarohen zyrtarisht. Ministria e Shëndetësisë përmes një rregulloreje i kërkon shërbimeve të saj publike siç janë shërbimi parësor të raportojnë rastet e referuara për kryerjen e tamponit për shkak të dyshimeve se janë të prekur me covid por nuk dihet nëse kjo bëhet në spitalet private.

Duke qenë se pacientët paguajnë për kryerjen e testit dhe analizës serologjike, dhe këto të fundit akoma nuk kryhen në të gjitha klinikat, rastet nuk referohen në Institutin e Shëndetit Publik e për pasojë, në Shqipëri rezultojnë të prekur më shumë pacientë se çfarë deklarohet.

Rreziku i moskoordinimit të situatës bën që shumë pacientë asimptomatikë të mos jenë në mbikëqyrje, pra të izoluar e për pasojë bëhen burim rreziku për përhapjen e virusit. Statistikat e të infektuarve po rriten frikshëm dhe këtë të premte numri I rasteve të reja ishte 90 në gjithë vendin. Një tjetër shkak që lë vend për dyshime mbi shifrat zyrtare të ministrisë është fakti se shumë pacientë me Covid që nuk paraqesin simptoma të rënda po marrin mjekim në shtëpi.

Ata kanë kryer analizat në klinika private dhe si rrjedhojë nuk rezultojnë në regjistrin e personave që janë konfirmuar zyrtarisht nga laboratori i virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik. Frika nga situata e krijuar në spitalin infektiv në QSUT kur numri i personave në terapi intensive dhe të intubuar është në rritje, ka bërë që shumë pacientë të kërkojnë ndihma me skema mjekimi që ofrojnë mjekë infeksionistë në spitalet private dhe klinikat private.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore