Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Tamponet me pakicë, qytetarët mësyjnë spitalet e klinikat për testin e Covid

Tamponet me pakicë, qytetarët mësyjnë spitalet e klinikat

Prej disa kohësh aksesi për të kryer analizën e Covid -19 përmes tamponit po bëhet mjaft i vështirë. Në krahasim me periudhën e karantinës, kur autoritetet shëndetësore bënin thirrje për t’ju drejtuar Urgjencës Kombëtare përmes numrit jeshil 127, në rast se dyshohej për shenja të covid 19, apo kishe pasur kontakt me persona të prekur me koronavirus, sot duket pothuajse e pamundur që të testohesh nga ISHP, nëse nuk etiketohesh prej saj si rast urgjent.

Alternativa e vetme për qytetarët mbetet kryerja e skanerit në spital, i cili konstaton nëse bronket janë prekur apo virusi ka qenë më parë prezent në mushkëri.

Burime konfidenciale për “Shqip” thonë se çdo ditë në spital kërkojnë të bëjnë skanerin dhjetëra pacientë, që kanë shenja të prekjes nga Covid-19, kollë e thatë, temperaturë e lartë.

Tamponet me pakicë, qytetarët mësyjnë spitalet e klinikat

Disa nuk kanë pritur të kryejnë tamponin por kanë shuar dyshimet përmes ekzaminimit në skaner. Burimet thanë se nga skaneri pothuajse çdo ditë zbulohen dhjetëra raste me Covid-19. Të pyetur nga “Shqip” burimet thanë se ka pasur dhe pacientë të cilët kanë rezultuar negativë nga analiza e tamponit, e cila është analizë e sekrecioneve të gojës,  ndërsa skaneri ka treguar të kundërtën.

Një tjetër alternativë që po kërkojnë qytetarët, në mungesë të testimit masiv janë kryerja e testeve seriologjike të antitrupave, apo siç njihen ndryshe IgG dhe IgM.

Këto teste kanë një përqindje të lartë të besueshmërisë në raport me tamponin pasi është analizë gjaku ku përmes dy parametrave IgM dhe IgG tregohet nëse je i prekur ose jo me koronavirus. IgG (imunoglubulina G, e memories, ose antikorpe të përhershme, që tregojnë imunitet të fituar), pra ke kaluar më parë Covid-19 dhe  IgM e cila tregon për sëmundje aktive, pra je i prekur me covid 19.

Testi është i thjeshtë dhe brenda 10 minutave shuan dyshimin nëse je i prekur, ke kaluar më herët Covid apo je i pastër ose negativ ndaj sëmundjes.

Nëse në ekran të shfaqen 2 viza, pikërisht ku janë të përcaktuar IgM ose IgG atëherë tregon se je ose ke qenë më parë I infektuar me virusin Covid. Ky test ofrohet në disa klinika private në Tiranë, me një kosto që varion nga 35 euro në 120 euro pas sugjerimit që ISHP përmes një shkrese të publikuar nga Gazeta “Shqip” i bënte ministrisë.

Tamponet me pakicë, qytetarët mësyjnë spitalet e klinikat

Gazeta “Shqip”, publikoi  në datën 14 qershor një shkresë të firmosur nga drejtoresha e ISHP, Albana Fico drejtuar ministrisë së shëndetësisë ku pranohej situata e cilësuar prej saj emergjente, mungesa e kapaciteteve të ISHP  për të kryer testime masive në popullatë.

Në shkresë zonja Fico i sugjeronte ministrisë së shëndetësisë kryerjen e testimeve për Covid 19 në laboratorë jashtë ISHP, por të certifikuara prej saj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore