Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Tabelat/ Nuk është vetëm Tirana, rastet më të rënda, qytetet ku ka shpërthyer Covid

Tabelat/ Nuk është vetëm Tirana, rastet më të

“Mund të kesh të dhëna pa patur informacion, por nuk mund të kesh informacion pa patur të dhëna.”
Cit.: Daniel Keys Moran

Miqtë e mi, sot le të mundohemi të hedhim një sy më të detajuar mbi situatën COVID-19 në Shqipëri nga mesi i janarit e deri më sot. Fillimisht le të vëmë në dukje dy keqkonceptime!

Keqkonceptimi i parë: Të dhënat ditore nuk tregojnë një kuadër ecurie pasi mund të kenë luhatje sporadike, si rrjedhojë le t’i shohim në bazë javore.

Keqkonceptimi i dytë: Të gjithë mendojnë se Tirana është qarku në gjendje më të rëndë, por në fakt jo vetëm ka popullatën më të madhe por edhe numrin më të lartë të testimeve.

Për të ndrequr këto dy keqkonceptime, në figurën e parë mund të shohim incidencën dhe testimet sipas secilit qark për çdo 100.000 banorë, për javët:

21-27 janar,
28 janar – 03 shkurt,
04-10 shkurt,
11-17 shkurt, dhe
18-24 shkurt 2021.

Siç duket shumë qartë, Testimet janë shumëfish më të larta në Tiranë. Incidenca është vetëm lehtësisht më e lartë në Tiranë kur përllogaritet për 100.000 banorë, por incidenca varet shumë pikërisht nga testimet shumë më masive.

Numri mesatar i testimeve në periudhën 20 janar - 24 shkurt 2021 tregon një pabarazi të jashtëzakonshme (kryesisht për shkak të fuqisë socio-ekonomike të Tiranës):
Tirana - 2.500 testime ditore
Durrësi - 170 testime ditore
Fieri – 153 testime ditore,
Elbasani – 131 testime ditore,
Vlora – 122 testime ditore,
Shkodra – 120 testime ditore,
Korça – 112 testime ditore,
Lezha – 95 testime ditore,
Gjirokastra – 89 testime ditore,
Berati – 80 testime ditore,
Kukësi – 77 testime ditore,
Dibra – 73 testime ditore.

Po të shohim pozitivitetin e testimeve (TPP), pra sa testime dalin pozitive për çdo 100 testime, do të shohim se Tirana zë pikërisht vendin e fundit.

Në detaj, nga më qarku më rëndë te qarku më lehtë:
Fieri – 64.7%
Vlora – 56.2%
Elbasani – 49.0%
Berati – 48.6%
Lezha – 40.1%
Korça – 39.8%
Durrësi – 37.6%
Shkodra – 33.8%
Gjirokastra – 33.6%
Dibra – 27.7%
Kukësi – 22.2%
Tirana 14.6% (e fundit dhe me diferencë të lartë)

Strategjia “test, test, test” ka qenë gjithnjë e trumbetuar nga OBSH-ja, por në Shqipëri kjo vazhdon nuk kryhet masivisht.
Po ashtu, OBSH-ja rekomandon një pozitivitet të testimit <10% (idealisht <5%) dhe siç shihet asnjë qark nuk e plotëson këtë kriter, por Tirana është më afër.

Sipas shprehjes “Kush kërkon, gjen!” patjetër Tirana mbizotëron në raste dhe në vdekshmëri “zyrtare”, por nëse shohim me kujdes:
68.9% të testimeve totale “gllabërohen” (ose paguhen në privat) nga Tirana, por 43.5% e rasteve totale janë në Tiranë dhe, me logjikë 42.9% e vdekjeve totale kanë ndodhur në Tiranë.

Ndërsa nga krahu tjetër, si shembull:
Fieri ka:
3.2% të testimeve, por
8.9% të rasteve, dhe
8.6% të vdekjeve.
Elbasani ka:
3.0% të testimeve, por
6.4% të rasteve, dhe
10.0% të vdekjeve.

Pra, e thënë shkurt: “Testimi, sa më masiv është, aq më shumë jetë shpëton.”
Për sa i përket ecurisë dhe efektit të masave, ato duket se nuk kanë dhënë ndonjë efekt të madh, duke qenë se frenimi i rasteve kishte filluar që në javën e parë të shkurtit, përpara fillimit të marrjes së masave.

Tabelat/ Nuk është vetëm Tirana, rastet më të

Tabelat/ Nuk është vetëm Tirana, rastet më të

Tabelat/ Nuk është vetëm Tirana, rastet më të

Tabelat/ Nuk është vetëm Tirana, rastet më të

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore