Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

TABELA/ Si ta dallojmë nëse prekemi nga gripi apo Covid?

TABELA/ Si ta dallojmë nëse prekemi nga gripi apo Covid?

Covid apo grip i zakonshëm? Kjo është dilema më e madhe e sotme në prag të stinës së virozave në këtë vjeshtë. Shqiptarët tashmë gjenden përballë dilemës dhe të marrjes së vaksinës së gripit për shkak të problemeve që mund t'i krijohen dhe mbase ndjehen dhe të frikësuar.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar dallimet dhe ngjashmëritë midis virozave të stinës dhe koronavirusit. Brataj ka renditur simptomat e gripit dhe të ftohjes në mënyrë që pacienti të bëjë dallimet me simptomat e koronavirusit.

VIROZAT, NGJASHMËRITË DHE DALLIMET MIDIS TYRE

Epidemia nga Sars-Cov2/Covid-19 vazhdon të jetë prezent prej shtatë muajsh duke u përditësuar çdo ditë mbi gjendjen e saj.

Ndërkohë po mbërrijnë virozat e stinës të cilat kanë shumë ngjashmëri dhe dallime midis tyre.

Për këtë arsye le të flasim se si duhet të veprojmë në rastin e shfaqjes së sëmundjeve me shkaktarët përkatës.

Le të fillojmë me Ftohjen(Rrufën) që është tipike e kësaj periudhe dhe Gripin që po ashtu është drejt mbërritjes.

Për të pasur idetë e qarta le të kthjellohemi që në fillim që pika e parë është kontakti me MJEKUN.

Së dyti le të shohim dallimet midis tyre për tu orientuar më shpejt se kush mund të jetë shkaktari gjendjes tonë SHËNDETËSORE.

Sot po flasim për dallimet midis RRUFËS DHE GRIPIT për të vazhduar më tej me ngjashmëritë dhe dallimet midis GRIPIT DHE COVID-19. Këto ngjashmëri dhe dallime i kemi përmbledhur në tabelën e mëposhtëme:

TABELA/ Si ta dallojmë nëse prekemi nga gripi apo Covid?

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore