Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Surprizon moti! “Mirupafshim” ditët e nxehta, e mërkura nis me shtrëngata e...

Surprizon moti! “Mirupafshim” ditët e nxehta, e mërkura

Pas ditëve të nxehta me temperatura përvëluese, e mërkura do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, priten reshje shiu që në orët e para të mëngjesit, fillimisht në Veriperëndim e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Në Veriperëndim, Jugperëndim dhe në Ultësirën Perëndimiorë reshjet do të jenë me intensitet mesatar, në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër deri në mëngjes.

Gjatë ditës reshjet do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të jetë nga Veriperëndimi- Jugperëndimi 1-10m/s e shoqëruar me një valëzim të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat maksimale.

zonat malore 17°C deri në 29°C
zonat e ulëta 20°C deri në 32°C
zonat bregdetare 18°C deri në 32°C

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore