
Studimi/ Trajtimi me vitaminën D ul 73,8% vdekshmërinë nga Covid
“Po të marrësh qoftë edhe dietën më të shëndetshme në botë dhe t’i shtosh vitamina, personat që e konsumojnë bëhen dy herë më të shëndetshëm.” Citauar: Dr. Robert Atkins
Lajme të mira në fushën e terapisë me vitamina kundër COVID-19 miqtë e mi! Që në fillim ishte e logjikshme që vitaminoterapia kishte të gjitha gjasat të ishte e efektshme kundër COVID-19, dhe në mënyrë të veçantë vitamina D.
Por, duke qenë se mungonin të dhënat e efektshmërisë së saj mbeteshim në këshilla proverbiale, pasi bota u fokusua, si gjithmonë, vetëm në medikamente duke e lënë në plan të dytë jetën e shëndetshme.
Kjo ndodhi edhe pasi u pa qartë që personat e prekur më rëndë dhe sëmundjet e tyre kanë kryesisht të përbashkët stilin e jetës jo të shëndetshme, duke përfshirë, por pa u kufizuar në:
ushqyerjen e gabuar ose të tepruar,
mungesën e aktivitetit fizik,
mungesën e qëndrimit në ambjente të hapura,
mungesën e regjimit të duhur të gjumit, etj.
Fatmirësisht me ecurinë e studimeve tashmë kemi të dhëna nga eksperimentale dhe vëzhgimore të përdorimit të vitaminës D në pacientët me COVID-19.
Studimet e kryera deri më tani u përmblodhën në një meta-analizë (maja e evidencës mjekësore) dhe u publikuan vetëm dy ditë më parë.
Gjetja kryesore:
73.6% ULET VDEKSHMËRIA NGA SUPLEMENTI ME VITAMINË D TE PACIENTËT ME COVID-19!
Kujdes, studimet janë ende të pakta dhe, siç deklarojnë edhe autorët, nevojiten studime të tjera për të kuptuar llojin, dozën dhe kohëzgjatjen ideale të vitaminës D shtesë.
Ndërkohë ruani veten dhe mos u infektoni! Por, nëse infektoheni, vitaminat janë aleatët tuaj kryesorë.


Ikin shirat, por rikthehen ngricat, i ftohti ‘mbërthen’ vendin
Historia e plotë >
Sipas fazave/ Recetat e mjekëve italianë, si kurohet Covid në shtëpi
Historia e plotë >
“Burri me Covid, gruaja jo”, pse disa persona nuk preken nga virusi
Historia e plotë >

Vaksina e Modernas funksionon edhe kundër varianteve të reja të COVID
Historia e plotë >


Premtimet e “arta” të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kur Ilir Meta dekoroi një nga “mafiozët” e përgjimeve të “Ndraghetës” në...
Historia e plotë >
Fiaskoja e vaksinimit në Europë
Historia e plotë >
Koronavirusi/ Studimi: Ja dy çfarë duhet të bëni, për të rritur efektivitetin e vaksinës

Tërbohet rinia shqiptare, alkool dhe ‘shkuma party’ (FOTO)

Zjarri rrezikon parkun e Llogarasë (FOTO)
Biznes


Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >

