Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Studimi: Si përhapet koronavirusi në dhomat me ajër të thatë, ekspertët apelojnë për kujdes

Studimi: Si përhapet koronavirusi në dhomat me ajër të

Një grup studiuesish në Lajpcig dhe në Indi kanë arritur në konkluzionin, se lagështia e ajrit influencon përhapjen e virusit Corona. “Nëse lagështia relative e ajrit në dhoma është nën 40%, atëherë pjesëzat e ajrit të lëshuar nga të infektuarit thithin më pak ujë, mbeten të lehta, rrotullohen në ajrin e dhomës dhe thithen kështu nga njerëzit e shëndetshëm.” Kështu është shprehur, Ajit Ahlavat, nga Instituti për Studimet Troposferike në Lajpcig të enjten, sipas agjencisë së lajmeve, dpa. Në sfond të studimit qëndron rruga e përhapjes së virusit përmes aerosoleve, një përzierje shumë e vogël pjesëzash në ajër, krahas infektimit me teshtimë.

Ekipi i fizikantëve nga Qendrës Tropos dhe Laboratorit Kombëtar të Fizikës në Nju Delhi, CSIR kanë marrë në shqyrtim 10 studime ndërkombëtare, të publikuara në vitet 2007-2020 për ndikimin e lagështisë së ajrit në mbijetesën, përhapjen dhe infektimin me viruset e gripit dhe lloje të ndryshme virusesh të Coronës. Rezutatet u publikuan në revistën e specializuar, “Aerosol and Air Quality Research.”

Studiuesit rekomandojnë, krahas masave të zakonshme si distanca dhe maska, të kontrollohet edhe ajri. Një lagështi relative prej 40% deri 60% mund të reduktojë përhapjen e viruseve dhe thithjen e tyre nga mukoza e hundës. Rezultatet kanë rëndësi për periudhën e dimrit të ardhshëm, për shkak se një numër shumë i madh njerëzish qëndrojnë në dhoma të nxehura. “Ngrohja e ajrit të freskët sjell tharjen e tij. Në zonat klimatike të ftohta apo  mesatare ajri në dhomanë kohën kur përdoret ngrohja është shpesh shumë i thatë, kjo mund të nxisë përhapjen e virusit të Coronës”, shpjegon Alfred Wiedensohler nga qendra Tropos, sipas dpa. Kur lagështia është e madhe, pjesëzat e ajrit zmadhohen e bien më shpejt në tokë./DW

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore