Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Studimi/ Riinfektimi me Covid nuk ka gjasa të ndodhë deri pas 6 muajve

Studimi/ Riinfektimi me Covid nuk ka gjasa të ndodhë deri pas 6 muajve

Njerëzit që kanë qenë të infektuar me COVID-19 nuk kanë shumë gjasa të infektohen përsëri për të paktën gjashtë muaj pas infektimit të tyre të parë, sugjeron një studim britanik i punonjësve të kujdesit shëndetësor në vijën e parë të frontit.

Gjetjet duhet të ofrojnë një siguri për më shumë se 51 milionë njerëz në të gjithë botën që kanë qenë të infektuar me sëmundjen e COVID-19, thanë studiuesit në Universitetin e Oksfordit, raporton Reuters.

“Ky është vërtet një lajm i mirë, sepse mund të jemi të sigurt që njerëzit e infektuar me coronavirus, nuk do të preken përsëri në një periudhë afatshkurtër”, tha David Eyre, një profesor në Departamentin e Shëndetit të Popullsisë në Oxford, Nuffield, i cili bashkë-drejtoi studimin.

Ndryshe, rastet e ri-infektimit me COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2, kishin ngritur shqetësimet se imuniteti mund të jetë jetëshkurtër dhe se pacientët mund të sëmuren shpejt pas një kohe të shkurtër.

Mirëpo, rezultatet e studimit në fjalë, të kryer nga një grup i punonjësve të kujdesit shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar – të cilët janë ndër më të rrezikuarit nga sëmundja – sugjerojnë se rastet e ri-infektimit kanë gjasa të jenë jashtëzakonisht të rralla.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore