
Studimi për vaksinën, mjeku i njohur jep lajmin e mirë
“Çdo agim çel një ditë të re me shpresa të reja për një fillim të ri”. Citaur: Dr. Debasish Mridha. Tjetër lajm i mirë në kuadrin e vaksinave miqtë e mi!
Duke qenë se kërkesa botërore është tejet e lartë për vaksinën anti-SARS-CoV-2 dhe kompanitë aktuale nuk ia dalin dot t’i përgjigjen në kohë konkrete, çdo zhvillim i ri i vaksinave të tjera është shumë i mirëpritur.
Kërkuesit e vaksinës belge Ad26.COV2.S të kompanisë Johnson & Johnson, sapo kanë publikuar më datë 13 janar 2021 në New England Journal of Medicine gjetjet e tyre të fazës së parë dhe të dytë klinike.
Këto faza kryhen mbi numra të vegjël pacientësh dhe fokusohen mbi sigurinë dhe efikasitetin.
Studimi është i tipit multicentrik, me përzgjedhje rastësore, dyfish i verbër, me grup kontrolli të trajtuar me placebo, që duke u zhvilluar në dy grupmosha të ndryshme kërkon të vlerësojë sigurinë, reaktivitetin dhe imunogjenicitetin e vaksinës Ad26.COV2.S.
Si parim veprimi, kjo vaksinë i ngjason vaksinës së kompanisë AstraZeneca, pra përdor një vektor viral (adenovirus) me deficiencë replikimi (pra nuk shumohet dot), që përmban gjenin e proteinës spike të SARS-CoV-2.
Dy grupmoshat e ndryshme ishin përkatësisht mesatarisht 35.4 dhe 69.8 vjeç. Është e rëndësishme që çdo grupmoshë të studiohet më vete, në mënyrë që të jetë i qartë raporti siguri/efikasitet në secilën grupmoshë, pasi me logjikë efektet anësore janë më të ulëta në moshën e madhe, ku gjithashtu pritet edhe efikasiteti pak më i ulët.
Kjo ndodh sepse organizmi më i vjetër reagon më pak ndaj stimujve imunogjenikë duke topitur qoftë përgjigjen ndaj vaksinës qoftë ashpërsinë e efekteve anësore. Gjithashtu, u përdorën dy doza të ndryshme “e vogël” dhe “e madhe”, dhe është e natyrshme të presim më pak efekte anësore në grupin e trajtuar me dozën e vogël, por mbetet pyetja si do të jetë efikasiteti.
Gjetjet kryesore:
SIGURIA
Efektet anësore siç priteshin:
më të pakëta në grupin më të moshuar, dhe
më të pakëta në grupin që mori dozën “e vogël” të vaksinës.
Efektet anësore më të zakonshme ishin:
dhembje në vendin e injektimit,
lodhje,
dhembje koke,
dhembje muskujsh,
temperaturë.
Ndër eventet serioze, vetëm një rast u vlerësua i lidhur me vaksinimin dhe paraqiti temperaturë të lartë që pati nevojë për shtrim në spital brenda 12 orëve pas marrjes së vaksinës.
EFIKASITETI:
Titri neutralizues i antitrupave u gjet në:
>90% të individëve 29 ditë pas vaksinës së parë,
100% të individëve 57 ditë pas vaksinës.
Titri i antitrupave mbeti i qëndrueshëm pas 71 ditëve.
Doza e dytë e vaksinës e rriti 2.6-2.9 fish titrin e arritur nga doza e parë.
Përgjigja e limfociteve T CD4+ u vu re në ditën e 14-të në:
76%-83% të individëve të moshës së re, dhe
60%-67% të individëve të moshës së vjetër.
Përgjigja e limfociteve T CD8+ u vu re në ditën e 15-të në:
51%-64% të individëve të moshës së re, dhe
24%-36% të individëve të moshës së vjetër.
Konkluzioni i autorëve:
Vaksina Ad26.COV2.S ka një profil të pranueshëm sigurie dhe reaktogjeniciteti dhe ishte imunogjenike edhe pas një doze të vetme, qoftë kjo e ulët apo e lartë.
Këto rezultate i kanë rrugën kësaj vaksine të futet në fazën e tretë të studimeve klinike për të zbuluar efektivitetin në nivele grupesh studimi shumë më të mëdha.






Video tronditëse/ Ja si COVID përhapet edhe vetëm nga e folura
Historia e plotë >
Mbikalimi i ri te TEG-u, skema se si do të devijohet trafiku
Historia e plotë >
Gjendja e rrallë e COVID që prek fëmijët, mjekët sqarojnë: Ja si ta dalloni
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Pakti i plotë/ PD ndryshon emrin e koalicionit dhe rikthen atë të 2005-ë...
Historia e plotë >
Mbështetja për Dvoranin/ A është kjo një goditje e SHBA për Ilir Metën?...
Historia e plotë >
COVID/ Ja cili është ndryshimi mes maskave dhe cila ofron mbrojtjen më të mirë

Studimi: Vaksina e AstraZeneca më e fortë, nëse doza e dytë merret 3 muaj pas të parës

COVID/ Si ndikon grupi i gjakut dhe cili rezulton më i ndjeshëm nga virusi në vend
Biznes



Basha kundër rritjes së pagës minimale: Rëndon ndaj biznesit
Historia e plotë >
