Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Studimi për Covid-19/ Flet autori Ylli: 3 vatrat e nxehta në Tiranë, mbi 10 mijë raste të fshehta që s’raportohen

Studimi për Covid-19/ Flet autori Ylli: 3 vatrat e nxehta në

Epidemiologu Alban Ylli, një nga bashkë studiuesit e botimit për ndikimin e Covid-19, kryer me mbështetjen e Akademisë së Shkencave në një prononcim për gazetën “Shqip” thotë se në dy etapat e implementimit të studimit ka rezultuar se në Tiranë, vatrat më të nxehta të infeksionit janë zona e Rrugës së Kavajës, Pazari i Ri dhe zona e Stadiumit “Dinamo”.

Sipas epidemiologut të njohur, vetëm në Rrugën e Kavajës, u konstatua mbi 10 për qind pozitiviteti ndaj koronavirusit. Ylli tha se sipas gjetjeve të studimit mund të thuhet se kemi mbi 10 mijë raste konsiderohen të fshehta të pa raportuara, për shkak të shenjave të pakta ose mungesës totale të simptomave.

“Studimi u krye në dy faza. Në fazën e parë që nisi në gjysmën e dytë të muajit prill, ne testuam 150 persona dhurues gjaku ku përqindja e rasteve me Covid-19 rezultoi më pak se 1 për qind. Në fund të qershorit dhe fillimi i korrikut ne përzgjodhëm rastësisht 270 banorë nga 4 lagje të Tiranës, Rruga e Kavajës, Pazari i Ri, Tirana e Re dhe Lapraka. Si përfaqësues të 200 mijë banorëve, ky target grup rezultoi me pozitivitet të lartë ndaj Covid, krijimi i antitrupave e tregonte se ata ishin prekur ose ishin të prekur me virus. Kjo tregon se virusi ka qarkulluar ose qarkullon në këto zona. Pse zgjodhëm këto zona? Ne u nisëm nga gjurmimet epidemiologjike të rasteve pozitive që kishte konstatuar Instituti i Shëndetit Publik që në fillim të pandemisë|, u shpreh epidemiologu Alban Ylli.

Nisur nga gjetjet e studimit, i pari i këtij lloji në rajon, imuniteti i tufës apo i komunitetit është 6-7 për qind ndërkohë që duhet të arrihet deri në 60-70 për qind e popullatës.

“Popullata është reflektive e pa imunizuar, mbi 95 për qind nuk ka antitrupa specifikë, duhet të jemi të përgatitur për vijim të qarkullimit. Në zonat periferike e rurale kemi 0 qarkullim të virusit çka do të thotë se atje s’janë krijuar antitrupa për luftimin e Covid”, thotë epidemiologu Ylli.

Specialistët e shëndetit publik rekomandojnë vazhdimin e aplikimit të masave për mbylljen e shërbimit në ambiente të mbyllura.

Pas përfundimit të fazës së dytë të studimit, ata thonë se janë dy skenarë që mendohet të ndodhin sa i takon ecurisë së pandemisë. Së pari, nisur nga shifrat ditore të rasteve pozitive, ekspertët e shëndetit publik mendojnë se ndoshta do të ketë një rënie të tyre në fund të muajit gusht.

Ndërsa skenari i dytë që për ta është më real, është vijueshmëria e pandemisë në këto kushte çka do të thotë se do të vijojmë të kemi shifra të larta të rasteve të reja me Covid-19.

“Kjo na bën të mendojmë që nuk mund të diskutojmë për hapje të mëtejshme të lëvizjes e sektorëve të mbyllur deri tani. Ne sugjerojmë që as hapja e shkollave dhe universiteteve nuk duhet të ndodhë në shtator, pasi virusi është endemik e do të vijojë qarkullimin edhe në periudhën e vjeshtës e dimrit”, tha për “Shqip” epidemiologu Alban Ylli.

©?Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore