Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Studimi: Omicron thyen edhe imunizimin natyror

Studimi: Omicron thyen edhe imunizimin natyror

Shkencëtarët në Afrikën e Jugut paralajmërojnë se personat që e kanë kaluar të paktën një herë Covid nuk janë të mbrojtur nga varianti Omicron i virusit.

Një grup kërkimor që ka gjurmuar riinfeksionet në Afrikën e Jugut, ku ka raportuar një rritje të tyre me shfaqjen e Omicron-it, që ata nuk e kishin parë kur dy variantet e mëparshme, përfshi variantin tepër ngjitës Delta u përhapën në vend.

Gjetjet e studimit janë paraprake dhe nuk u janë nënshtruar ende një shqyrtimi shkencor. Studiuesit nuk thanë gjithashtu se çfarë përqindje e riinfeksioneve u konfirmuan si raste me Omicron, apo nëse ato shkaktuan sëmundje serioze.

Por, agjencia e lajmeve Associated Press thotë se periudha e rritjes së infeksioneve sugjeron se Omicroni "demonstron prova të konsiderueshme për shmangien e imunitetit të krijuar nga infeksionet e mëparshme".

"Infeksioni i mëparshëm mbronte kundër variantit Delta, por tani me Omicron nuk duket se ndodh e njëjta gjë", tha Anne von Gottberg nga Universiteti i Ëitëatersrand, pjesëmarrëse në studim.

Studimi gjithashtu nuk shqyrtoi mbrojtjen e ofruar nga vaksinimi. Vaksinat nxisin shtresa të ndryshme të përgjigjes imunitare, disa për të shmangur infeksionin dhe të tjera për të parandaluar simptomat e rënda nëse dikush infektohet.

“Ne besojmë se vaksinat sërish mbrojnë kundër simptomave të rënda”, vijoi ajo.

Varianti më i ri u zbulua rreth një javë më parë nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut dhe Botsvana, dhe tani është hasur në shumë vende të tjera të botës, përfshirë Europën. Mbeten shumë të panjohura në lidhje me variantin e ri, përfshi nëse është më ngjitës, siç dyshojnë disa autoritete shëndetësore, apo nëse është më i lehtë se dy variantet më të përhapura të virusit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore