
Studimi: Një në tre të shëruar nga Covid-19 diagnostikohet me probleme të shëndetit mendor
Sipas një studimi të ri, një në tre persona që rikuperohen nga Covid-19 vuajnë nga probleme neurologjike ose psikiatrike gjashtë muaj më vonë.
Studimi i botuar në revistën Lancet Psychiatry tregoi se pacientët me Covid-19 kishin më shumë gjasa të zhvillonin probleme neurologjike sesa të vuanin nga infeksione të tjera të traktit respirator.
Duke studiuar të dhënat shëndetësore të më shumë se 230,000 pacientëve që ishin shëruar nga Covid-19, 34 për qind u diagnostikuan me probleme neurologjike ose psikiatrike brenda gjashtë muajve.
Problemet më të zakonshme ishin ankthi (17 për qind e pacientëve) dhe çrregullimet e humorit (14 për qind). Për 13 përqind të pacientëve kishin probleme neurologjike.
Incidenca e çrregullimeve neurologjike si hemorragjia (0.6 për qind) dhe goditja në tru (2.1 për qind) ishte më e ulët se çrregullimet psikiatrike, por rreziku për probleme të shëndetit mendor ishte përgjithësisht më i lartë në pacientët që kishin kaluar Covid-19 me simptoma më të rënda.
Autorët gjithashtu ekzaminuan të dhëna nga më shumë se 100,000 pacientë të diagnostikuar me grip dhe më shumë se 236,000 të diagnostikuar me ndonjë infeksion të traktit respirator.
Ata zbuluan se në përgjithësi kishte një rrezik prej 44 për qind më të madh të diagnozave neurologjike dhe shëndetit mendor pas Covid-19 sesa pas gripit, dhe një rrezik prej 16 për qind më të lartë sesa me infeksionet e traktit respirator.


Asnjë i infektuar me Covid nuk mund të votojë
Historia e plotë >
Pasaporta e vaksinimit, si do të funksionojë në Itali dhe problemet
Historia e plotë >

BE do të dërgojë mbi 600,000 doza vaksinash Pzifer në Ballkanin Perëndimor
Historia e plotë >



Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Letra/ Familja Haklaj i shkruan ambasadores Kim: Politika e krimit të or...
Historia e plotë >
“Alkooli nuk të bën dëm”/ Vendimi i Prokurorit Ervin Karanxha: Të futësh...
Historia e plotë >
Pabarazi dhe pakënaqësi/ Ballkanit do t'i duhen vite për vaksinën anti Covid, shqetësimi në Shqipëri janë manifestimet

Asnjë i infektuar me Covid nuk mund të votojë

Pasaporta e vaksinimit, si do të funksionojë në Itali dhe problemet
Zgjedhje 2021

Basha: Ka zero shanse që Rama të jetë pjesë e qeverisë sime pas 25 prillit
Historia e plotë >


