Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Studimi/ Një dozë e vetme Pfizer ose AstraZeneca u jep shumë antitrupa personave që...

Studimi/ Një dozë e vetme Pfizer ose AstraZeneca u jep shumë

Një dozë e vetme e vaksinës Oxford/AstraZeneca ose Pfizer/BioNTech gjeneron një përgjigje të madhe të antitrupave mbrojtëse kundër coronavirusit tek njerëzit mbi 80 vjeç, kanë zbuluar studiuesit.

Studimi i parë për të parë performancën krahasuese të dy vaksinave që janë përdorur në Mbretërinë e Bashkuar gjatë muajve të fundit tregon se 93 për qind e njerëzve zhvillojnë antitrupa kundër proteinës spike të coronavirusit nga pesë deri në gjashtë javë pas një doze të vetme Pfizer, dhe 87 për qind pas vaksinimit me AstraZeneca, raporton theguardian.

Por studiuesit nga Konsorciumi Imunologjik Coronavirus i Mbretërisë së Bashkuar, i cili përfshin shkencëtarë nga 20 qendra të ndryshme, gjetën një ndryshim kur bëhej fjalë për përgjigjen qelizore të shkaktuar nga vaksinat. Kjo është gjenerata e qelizave T që ndihmojnë në luftimin e virusit.

Vaksina AstraZeneca pati një efekt më të madh – me 31 për qind të njerëzve që zhvillonin qelizat T kundër proteinave spike krahasuar me 12 për qind të atyre që ishin vaksinuar me Pfizer. Njerëzit që kishin marr një AstraZeneca gjithashtu patën një përgjigje më të fortë qelizore.

Studiuesit analizuan mostrat e gjakut të 76 njerëzve, mosha 80 deri 99 vjeç, të cilët kishin një dozë të vetme të vaksinës Pfizer dhe 89 të cilët kishin vaksinën AstraZeneca.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore