Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Studimi në Indi: 90 për qind e popullatës ka antitrupa! Te femrat niveli i tyre është më i lartë

Studimi në Indi: 90 për qind e popullatës ka antitrupa! Te femrat

Gati 90 për qind e njerëzve në kryeqytetin financiar të Indisë, Mumbai vlerësohet se kanë antitrupa COVID-19, sipas një studimi që autoritetet vendase publikuan ditën e premte.

Në studim janë analizuar të dhënat nga 8,674 të rritur nga të cilët gati 65 për qind e subjekteve ishin të vaksinuar. Rezultati zbuloi se më shumë femra kishin antitrupa COVID-19 në krahasim me meshkujt në 88.29% në krahasim me 85.07%.

Sero-prevalenca ishte dukshëm më e lartë tek individët që kishin marrë, ose vaksinën e parë, ose të dyja vaksinat COVID-19 në krahasim me të pavaksinuarit.

Mumbai është qendra financiare e Indisë dhe fitoi përgëzime këtë vit për trajtimin e valës së dytë të pandemisë. Gjetja e raportit vjen në një kohë kur shqetësimet rreth shfaqjes së valës së tretë janë të larta. India raportoi 34,403 raste të reja me COVID-19 të premten.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore