Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Studimi/ Mjeku i njohur jep lajmin e mirë: Asnjë rast i riinfektimeve me Covid nuk rezulton me...

Studimi/ Mjeku i njohur jep lajmin e mirë: Asnjë rast i riinfektimeve

Ilir Alimehmeti, epidemiolog klinik ka publikuar një studim të fundit të kryer së fundmi në Katar, ku jepen shifra të mundësisë së riinfektimeve nga Covid-19.

Në këtë studim i kryer në bashkëpunim me Qendrën e OBSH-së dhe i publikuar në revistën Clinical Infectious Diseases, theksohet se asnjë person që është riinekfetuar nuk është se ka pasur pasoja me humbje jete.

Postimi i plotë

“Natyrës i besoj për shkak të ligjeve të qëndrueshme…” Cit.: Robert Broëning (1812-1889)
Lajme të mire mbi riskun e reinfektimeve miqtë e mi!

Një studim madhor u krye në Katar dhe vlerësoi gjasat e reinfektimeve në këtë shtet me intensitet të lartë të epidemisë, ku vlerësohet që mbi gjysma e popullatës e ka kaluar infeksionin brenda vitit 2020.

Studimi i kryer nga Universiteti Cornell (Qatar) në bashkëpunim me Qendrën e OBSH-së për Analizimin e Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive, u publikua në revistën Clinical Infectious Diseases (Oxford) që më 14 dhjetor 2020.

Në total, 133.266 raste me COVID-19 të konfirmuar u morrën në studim.
Reinfektimet:
243 raste (0.18%) me test pozitiv ≥45 ditë pas testit të parë pozitiv, nga të cilët:
35 raste (0.026%) me evidencë të fortë për reinfektim,
19 raste (0.014%) me evidencë të mirë për reinfektim,
26 raste (0.02%) me njëfarë evidence për reinfektim, dhe
163 raste (0.12%) me evidendë të dobët për reinfektim.
Nga 54 rastet me evidencë të fortë ose të mirë për reinfektim:
23 raste (42.6%) u zbuluan në qendra shëndetësore (sugjeron praninë e simptomave).
31 raste (57.4%) u zbuluan rastësisht përmes depistimeve rutinë.

Klinikisht:
Vetëm një reinfektim pati nevojë për shtrim në spital, por doli të nesërmen. ASNJË VDEKJE E VETME NUK NDODHI NË REINFEKTIME!

Risku i reinfektimit u vlerësua 0.02%!

Ndryshe mund të themi: mbrojtje 99.8%, që është superiore ndaj efektivitetit të çdo vaksine deri më sot.

Pra, të paktën psikologjikisht të qëndrojmë të qetë edhe pse masat vazhdojmë i ruajmë deri sa të dimë më shumë.


Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore