Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Studimi: Mjekët shqiptarë të pambrojtur, të frikësuar e të stresuar përballë Covid-19

Studimi: Mjekët shqiptarë të pambrojtur, të frikësuar e

Mjekët dhe personeli tjetër shëndetësor i ka përdorur me kursim mjetet dhe pajisjet mbrojtëse personale gjatë kësaj pandemie.

Ndërkaq një pjesë e mirë e tyre pohojnë se nuk kanë marrë asnjë trajnim kundër Covid-19 se si duhet të vishen e zhvishen për t’iu ruajtur infeksionit.

Por ajo që rezulton më shqetësuese është numri i kufizuar i testimeve të bluzat e bardha, që ka të bëjë direkt me sigurinë e tyre në punë. Të dhënat aspak pozitive dalin nga një studim i kryer për periudhën mars-maj 2020  me profesionistët e kujdesit shëndetësor publik, të kryer nga Shoqata “Together for Life” me mbështetjen e Fondacionit "Konrad Adenauer Stiftung".

Qëllimi kryesor i tij ishte të kuptuarit e situatës mbi pajisjen e personelit shëndetësor me materialet e mbrojtjes personale, ndjesinë e tyre të sigurisë dhe shqetësimet apo simptomat psikologjike të shfaqura si pasojë e punës gjatë shpërthimit fillestar të pandemisë Covid-19 në Shqipëri.

Studimi, aktualisht i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, ofron një panoramë të qartë mbi situatën e deritanishme dhe nevojat për materialet e mbrojtjes personale, siguri dhe mirëqenie mendore të personelit shëndetësor në vend. Nga studimi rezultoi se gati gjysma e tyre, për të garantuar mirë-informimin e tyre, kanë eksploruar në internet se si duhet të vishen e të zhvishen nga mantelet mbrojtëse.

E ftuar në studion e emisionit “Wake Up” ishte menaxherja e projekteve, udhëheqësja e grupit të punës studimore pranë shoqatës “Together For Life”, Denisa Canameti.

Kjo e fundit u shpreh se në studim janë marrë 360 profesionistë të personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë. “Arsyeja se pse ne morëm këtë iniciativë ishte se të gjithë po fokusoheshin tek pacienti dhe qytetarët. Por nëse nuk do të kishim mjekët dhe infermierët, kjo situatë do të ishte shumë e vështirë që të përballohej. Gjithashtu ne nuk e dimë se sa zgjat kjo situatë, nuk e dimë se për sa kohë do ta përballojmë këtë krizë që jemi. Sa i takon Shqipërisë, dihet se kemi pak burime të personelit shëndetësor”, tregoi Canameti.

Pyetjes a janë ndjerë nën presion për të punuar me pacientë, pa materialet mbrojtëse atëherë kur ka qenë e nevojshme? 29% janë përgjigjur shpesh, 42% janë  përgjigjur ndonjëherë dhe 29% asnjëherë.

Por a janë ankuar tek eprorët vetë mjekët për kushtet e punës?!. Përgjigja në përqindje ka qenë: 67% janë shprehur të pakënaqur, 33% kanë thënë se nuk e kanë ndjerë të nevojshëm në asnjë moment të referojnë ankesë të eprorët e tyre.

Nga 67%, që janë shprehur të pakënaqur me kushtet ku kanë punuar vetëm 37 % kanë formalizuar një ankesë për institucionin, ndërkohë që pjesa tjetër e personelit shëndetësor është shprehur se nuk ka formalizuar ankesë, sepse nuk ka pasur besim te zgjidhja dhe 10% e tyre nuk e kanë bërë se kanë pasur frikë për vendin e punës.

Rezultatet e studimit të kryer nga Shoqata “Together for Life” janë shumë interesante dhe tregojnë se si është situata reale e kushteve dhe presonin që kanë në punën e përditshme, vetë personeli shëndetësor.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore