Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Studimi më i madh i kryer për pasojat e koronavirusit, simptomat që mbeten pas shërimit

Studimi më i madh i kryer për pasojat e koronavirusit, simptomat

Shumica e pacientëve që kanë qenë të shtruar në spital me Covid-19 ende vuajnë disa simptoma, përfshirë lodhje dhe vështirësi në gjumë, gjashtë muaj pas shërimit, ka zbuluar një studim kinez.

Studimi i më shumë se 1700 pacientëve të trajtuar në qytetin Wuhan, epiqendra fillestare e pandemisë, tregoi se 76% patën të paktën një simptomë, disa muaj pasi dolën nga spitali.

Gjetjet tregojnë se edhe njerëzit që shërohen nga Covid-19 mund të pësojnë ndikime afatgjata shëndetësore nga periudha e tyre me koronavirusin, i cili ka infektuar më shumë se 90 milionë njerëz në të gjithë botën.

Studimi, më i madhi në llojin e tij i kryer deri në këto momente, u botua të premten në revistën mjekësore, The Lancet. Raporti zbuloi se lodhja dhe vështirësitë e gjumit ishin simptomat më të zakonshme të post-Covid, të cilat ndodhin përkatësisht në 63% dhe 26% të pacientëve, gjashtë muaj pas fillimit të simptomave fillestare.

Virusi mund të ketë gjithashtu komplikime psikologjike afatgjata, me ankth ose depresion të raportuar midis 23% të pacientëve. Pacientët të cilët ishin të sëmurë më rëndë, kanë tendencën të kenë prova të vazhdueshme të dëmtimit të mushkërive.

“Për shkak se Covid-19 është një sëmundje kaq e re, ne sapo kemi filluar të kuptojmë disa nga efektet e saj afatgjata në shëndetin e pacientëve”, dr. Bin Cao i China-Japan Friendship Hospital dhe Capital Medical University, i cili drejtoi studimin ekipit.

“Analiza jonë tregon se shumica e pacientëve vazhdojnë të jetojnë me të paktën disa nga efektet e virusit pas daljes nga spitali dhe thekson nevojën për kujdes të vazhdueshëm, veçanërisht për ata që përjetojnë infeksione të rënda. Puna jonë gjithashtu nënvizon rëndësinë e kryerjes së studimeve më të gjata në popullata më të mëdha në mënyrë që të kuptohet spektri i plotë i efekteve që Covid-19 mund të ketë te njerëzit”, thuhej në deklaratë./a2cnn

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore