Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Studimi izraelit: Doza e tretë Pfizer rrit me 50 herë numrin e antitrupave

Studimi izraelit: Doza e tretë Pfizer rrit me 50 herë numrin e

Doza e tretë Pfizer rriti me 50 herë antitrupat dhe aftësinë neutralizuese të tyre ndaj virusit që shkakton Covid-19 te punonjësit e shëndetësisë që e morën 8 muaj pas dozës së dytë.

Ky është rezultati i në studimi të kryer në Izrael nga mekët Esther Saiag dhe David Bomze, e të publikuar në revistën shkencore “Lancet Microbe”.

Në studim u përfshinë të dhënat për 364 punonjës të shëndetësisë në Izrael.

“Punonjësit e shëndetësisë në këtë rast janë unikë. Ata priren që të jenë më të shëndetshëm dhe më aktivë se qytetarët e tjerë dhe për shkak të pozicionit e rolit gjatë pandemisë ishin ndër të parë që morën vaksinat”, thotë mjekja Saiaga.

Izraeli e nisi fushatën e vaksinimit më 20 dhjetor 2020 për punonjësit e shëndetësisë. Fushata përfshiu të dyja dozat. Tetë muaj më vonë ata morën dozën e tretë përforcuese, ku Izraeli ishte shteti i parë që e miratoi.

Në muajin gusht, niveli i antitrupave te personeli mjekësor i vaksinuar me të dyja dozat që prej muajit janar ishte mesatarisht 3,67. Megjithëse niveli i antitrupave nuk tregon plotësisht aftësinë e organizmit për t’u mbrojtur nga infeksioni, pasi një rol të madh luan edhe memoria e qelizave, ky nivel u vlerësua shumë i ulët.

Por, studimi vuri re se 10 ditë pasi ishin inektuar me dozën e tretë, që nisi po në muajin gusht, stafi mjekësor i studiuar raportoi një nivel antitrupash mesatar prej më shumë se 150. Shifra u gjet në thuajse 96 për qind të 364 personave të përfshirë në këtë studim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore