Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Studimi i fundit: Çfarë ju ndodh nëse merrni dy vaksina të ndryshme anti-Covid

Studimi i fundit: Çfarë ju ndodh nëse merrni dy vaksina të

Sipas një studimi, të rriturit kanë më shumë mundësi të raportojnë efekte të lehta anësore pas përzierjes së dozave të vaksinave kundër koronavirusit, të kompanive AstraZeneca dhe Pfizer.

Ethe, dhimbje koke dhe dhimbje muskujsh janë raportuar më shpesh kur vaksinat e ndryshme janë kombinuar. Reaksionet e rënda kanë qenë shumë të shkurtra. “Gjetjet janë intriguese dhe jo diçka që e kemi pritur”, ka thënë profesori Matthew Snape.

Studimi filloi në muajin shkurt për të parë nëse doza e dytë, e marrë nga një prodhues tjetër nga ajo e para, mund të ofrojë imunitet afatgjatë, mbrojtje më të mirë kundër varianteve të reja, apo vetëm do t’iu mundësojë klinikave të vazhdojnë procesin e vaksinimit pa pengesa.

Provincat kanadeze, Ontario dhe Kuebek kanë thënë se planifikojnë përzierjen e dozave të vaksinave në të ardhmen, pas rritjes së pasigurisë për sigurim të vaksinave të AstraZeneca-s dhe shqetësimeve për trombozë.

Studimi i kryer nga Universiteti i Oksfodit, ka rekrutuar 850 vullnetarë të moshave mbi 50 vjeç . Rezultatet e para pritet të publikohen në muajin qershor. Të dhënat paraprake janë publikuar në një punim kërkimor në revistën shkencore Lancet.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore