Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Studimi e konfirmon: Koronavirusi përhapet në ajër nga piklat e të folurës 

Studimi e konfirmon: Koronavirusi përhapet në ajër nga piklat e

Ka pasur shumë skepticizëm mbi përhapjen e koronavirusit me piklat që mbeten në ajër; OBSH-ja vetë tani vonë e konfirmoi këtë mundësi infektimi.

Jo vetëm spërklat që dalin nga kolla e tështima, por edhe ato më të voglat që qarkullojnë edhe pas të folurës së thjeshtë apo edhe frymëmarrjes mund të jenë një mekanizëm përhapës i sëmundjes.

Një studim i fundit tregoi se dhe pikla të tilla mjaft të imëta përmbajnë virus të gjallë dhe jo vetëm fragmente genetike të tij. Me pak fjalë, studiuesit gjetën provat që prisnin shkencëtarët për të vërtetuar se virusi në ajër infekton në cdo formë.

Ekipi kërkimor i Universitetit të Floridas arriti t`i izolonte piklat e aerosolit me virus të gjallë tek pacientët me Covid-19 në një distancë që shkonte nga dy deri në katër metra mes tyre, që do të thotë, edhe më shumë sesa distancan e rekomanduar për shmangien e infektimit.

Mjaft ekspertë megjithatë vazhdojnë t`i mëshojnë idesë se nuk është ende e qartë nëse sasia e virusit të zbuluar kësisoj është e mjaftueshme për të shkaktuar infeksionin e rrezikshëm.  

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore