Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Studimi/ Burrat pa flokë shihen si më pak tërheqës nga gratë, gjykohen të jenë edhe më pak të suksesshëm

Studimi/ Burrat pa flokë shihen si më pak tërheqës nga

Burrat pa flokë mund të dëshirojnë të mendojnë se kanë tërheqjen seksuale të Bruce Willis ose sjelljen aristokratike të Princit William.

Për fat të keq, megjithatë, një studim tregon se gratë i shohin ato më pak tërheqës sesa burrat me flokë - dhe tullacët e bardhë vlerësohen gjithashtu si më pak të suksesshëm.

Ndryshonte studimi përsa i përket meshkujve me ngjyrë pa flokë, të cilët u gjykuan si jo më pak tërheqës në studimin psikologjik të 120 personave.

Grave iu shfaqën fotografi të burrave me ose pa flokë, më pas iu kërkua të vlerësonin personalitetin dhe tiparet e tyre.

Kur shihnin një burrë të bardhë pa flokë, ato parashikuan se ai do të ishte më pak i suksesshëm dhe më pak miqësor dhe entuziast në jetë. Të rejat e vlerësuan mashkullin pa flokë si dukshëm më pak tërheqës.

Profesorja Maryanne Fisher, bashkëautore e studimit nga Universiteti St Mary në Halifax, Kanada, tha: “Është pak shqetësuese se si perceptohen burrat e bardhë kur u bien flokët.

“Të qenit pa flokë ndikon në pikëpamjen e njerëzve për gjithçka, nga suksesi i tyre në karrierë deri tek atraktiviteti dhe personaliteti i tyre.

“Megjithatë fakti që nuk kanë flokë nuk tregon asgjë sepse mund të kenë cilësi të tjera shumë të mira, kjo është shumë e rëndësishme”.

Studimi është publikuar në revistën Evolutionary Psychological Science.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore