Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Studimet/ Fëmijët nuk kontribuojnë shumë në dinamikën e epidemisë së Covid

Studimet/ Fëmijët nuk kontribuojnë shumë në

“Çdo e vërtetë kalon në tre faza. Në fillim e përqeshin. Më pas e kundështojnë dhunshëm. Në fund e pranojnë si të vërtetë evidente.” Cituar Arthur Schopenhauer

Shkolla nisi miqtë e mi dhe ky është një lajm shumë i mirë! Është fare mirë i kuptueshëm shqetësimi i çdokujt për shëndetin e fëmijëve, mësuesve dhe familjarëve të tyre të moshuar në shtëpi, prandaj le të bëjmë qartësi. Më poshtë po citoj disa evidenca të kryera në shumë shtete të ndryshme dhe mbi të cilat janë bazuar disa shtete europiane (p.sh. Franca) në marrjen e vendimeve mbi shkollat.

Tashmë ka shumë studime vëzhgimore nga shtete të ndryshme, shumë modele dhe shumë meta-analiza që na lejojnë të pohojmë statusin e ulët transmetues të fëmijëve në krahasim me të rriturit:

Në Irlandë

Në shkollë nuk u sëmur asnjë prej 1.001 fëmijëve që patën kontakt të ngushtë me 3 raste pediatrike të konfirmuara (10-15 vjeç) dhe me 3 raste të rriturish me COVID-19. (Heavey L., Casey G., Kelly C. No evidence of secondary transmission of COVID-19 from children attending school in Ireland, 2020. Euro Surveill. 2020;25:2000903).

Në Angli

Pas rihapjes së shkollave në Qershor dhe Korrik 2020, survejanca kombëtare tregoi se u infektuan vetëm 70 ndër 1 milionë fëmijë që shkonin në çerdhe, kopsht apo shkollë fillore. Vetëm 0.01% e institucioneve arsimore pati një shpërthim.

Në Guangzhou – Kinë

Një studim retrospektiv i 195 vatrave brenda familjeve tregoi se moshat <20 vjeç kishin riskun më të ulët për t’u infektuar (-77% risk relativ) në krahasim me moshat mbi 60 vjeç. (Jing Q.L., Liu M.J., Zhang Z.B. Household secondary attack rate of COVID-19 and associated determinants in Guangzhou, China: a retrospective cohort study. Lancet Infect Dis. 2020 [S1473-3099(20):30471-0])

Në Zvicër

Vlerësimi i 111 kontakteve brenda familjare i 40 rasteve me fëmijë të infektuar (<16 vjeç) tregoi se fëmija dyshohej se ishte rasti i parë në familje në vetëm 8% të rasteve./ Posfay-Barbe K.M., Wagner N., Gauthey M. COVID-19 in children and the dynamics of infection in families. Pediatrics. 2020;146:e20201576

Në Australi

Testimi i kontakteve të 12 fëmijëve dhe 15 të rriturve në 15 shkolla dhe 10 çerdhe/kopështe tregoi se risku i infektimit “nga fëmija te fëmija” ishte vetëm 0.3%, risku i infektimit “nga fëmija te i rrituri” ishte 1%, risku i infektimit “nga i rrituri te fëmija” ishte 1.5%, ndërsa risku i infektimit “nga i rrituri te i rrituri” ishte 4.4%.

Vetëm një çerdhe pati një shpërthim me 6 të rritur dhe 7 fëmijë të infektuar ndër 35 kontakte. Të gjitha infektimet ishin “nga i rrituri te të rriturit” dhe “nga i rrituri te fëmija”.

Në Francë

80 nxënës u testuan në 3 klasa të ndjekura nga një 9-vjeçar i infektuar. Nuk u gjet asnjë infektim i ri.

Në Kore

U analizuan raportimet e kontakteve të 5706 rasteve. Fëmijët 0-9 vjeç përbënin vetëm 0.5% të rasteve (n=29), ndërsa fëmijët 10-19 vjeç përbënin vetëm 2.2% të rasteve (n=124). Numri it ë infektuarve në shtëpi ishte shumë më i lartë në shtëpi (11.8%) se sa jashtë shtëpisë (1.9%).

Raporti i rasteve të lidhura me rastin e parë (index case) ishte më i ulëti te fëmijët 0-9 vjeç (5.3% në shtëpi dhe 1.1% jashtë shtëpisë). Ky raport ishte më i lartë te 10-19-vjeçarët (18.6% në shtëpi dhe 0.9% jashtë shtëpisë)./ Park Y.J., Choe Y.J., Park O. Contact tracing during Coronavirus disease outbreak, South Korea, 2020. Emerg Infect Dis. 2020;26

Në Rhode Island – SHBA

U implementua një survejancë e rreptë pas rihapjes së 666 komuniteteve për fëmijë (0-12 vjeç), ku të rriturit mbanin maskë. Raportimet e infektimeve ishin të rralla: 25 situata me 1 një rast të parë dhe asnjë infektim të dytë; 4 situata me transmetim dytësor të mundshëm.

Ky transmetim më i ulët i infeksionit nga fëmijët duket se nuk varet nga ngarkesa virale e matur me PCR, ngarkesë e cila nuk ndryshon ndërmjet fëmijëve dhe të rriturve simptomatikë, madje mund të jetë edhe më e lartë te fëmijët.

Si përfundim mund të thuhet se: Fëmijët nuk kontribuojnë shumë në dinamikën e epidemisë së SARS-CoV-2 .

Infeksionet sekondare, të shkaktuara nga fëmijët, janë shumë të ulëta. Vatrat e ndezura nga rastet pediatrike janë të rralla. Informacioni mbi fëmijët do të vazhdojë edhe më tej, pasi çdo prind e ka mendjen te shëndeti dhe mirëqenia e engjëjve të vegjël. Ndërkohë urime dhe suksese në shkollë! Arsimi i mirë bën diferencën në jetë!

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore