
Studentët në Presidencë me kërkesë për Metën: Mos e dekreto Rektorin e ri
Pas letrës së hapur drejtuar Presidentit, studentët i janë drejtuar edhe fizikisht presidencës për zgjedhjet në Universitetin e Tiranës.
Përfaqësues të Qendresës Qytetare zhvilluan sot një takim me kabinetin e presidencës, ku kërkuan prej tyre që Kreu i Shtetit të mos dekretojë Rektorin e ri që do të dalë nga zgjedhjet e 30 korrikut.
Në përfundim të takimit përfaqësuesi ligjor i qëndresës qytetare, Marash Logu, u tha se përfaqësuesit e presidencës deklaruan se çështja e Universitetit të Tiranës është në vëmendjen e tyre dhe se në kohën e duhur do të reagojnë dhe marrin një vendim.
"Patëm një takim me instuticionin e presidentit, u pritem nga kabinati i tij. Siç e keni ndjekur dhe ju, kemi ezauruar të gjitha rrugët institucionale duke iu drejtuar universiteteve tona, ministrisë, kuvendit, por edhe gjykatës administrative Tiranë. Pasi nuk arritëm të marrim asnjë zgjidhje përsa u përket zgjedhjeve, sot iu drejtuam presidentit duke i kërkuar që në përputhje me kompetencat e tij, si organi që dekreton rektorët e rinj të universiteteve, të dalë me një qëndrim të qartë dhe të prerë se nuk mund të ketë zgjedhje që janë të paligjshme, zgjedhja të parregullta dhe që përjashtojnë studentët.
Zgjedhjet në Tiranë janë të parregullta, të paligjshme. I kërkuam presidentit që para dhe pas zgjedhjeve të ketë të qartë se cilat kanë qenë shkeljet ligjore të këtij procesi që të kemi një vendimarrje të drejtë. Presidenti tha se çështja do të ketë të gjithë vëmendjen e tij dhe ne mbetemi të bindur se instuttucioni i presidentit do të marrë një vendim të drejtë", u shpreh Logu.

Studimi për vaksinën, mjeku i njohur jep lajmin e mirë
Historia e plotë >







Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Bllokimi i shqiptarëve në Poloni, reagon Ministria: I kthyem në mëngjes me charter

Manastirliu sqaron vendimin e fortë: Maska na ul 60% rrezikun e infektimit Covid

Të prekurit nga covid, shkencëtarët zbulojnë simptomën e parosmisë: Humbje e nuhatjes për një kohë të gjatë
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
