Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Stafi me koronavirus, mbyllet çerdhja në Tiranë

Stafi me koronavirus, mbyllet çerdhja në Tiranë

Koronavirusi ka mbyllur një tjetër çerdhe në Tiranë. Raportohet se bëhet fjalë për çerdhen 42 pranë zonës së njohur si  “Oxhaku”, ku disa edukatore dhe pjesëtarë të tjerë të stafit kanë dalë pozitivë në testin e koronavirusit.

Prindërit janë njoftuar nëpërmjet sms-ve që të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhe nga e hëna.

Ky nuk është rasti i parë ku kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit mbyllen si pasojë e pranisë së personave të infektuar.

Në qershor në Laprakë u mbyll kopshti numër 11, ndërsa në zonën e ish-Bllokut u mbyll me urgjencë çerdhja numër 16, si pasojë e infektimit të disa edukatoreve, ndërkohë që pak ditë më parë në Allias u mbyll kopshti n. 27.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore