Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Specialistja publikon pamjet, dallimi mes mushkërive të atyre që konsumojnë duhan dhe atyre të prekur nga COVID-19

Specialistja publikon pamjet, dallimi mes mushkërive të atyre që

Studimet kanë treguar se koronavirusi lë pasoja, sidomos në mushkëri. Një kirurge ka zbuluar se mushkëritë e personave që kanë kaluar Covid-19 janë shumë herë më të dëmtuara se të atyre që janë duhanpirës.

Mjekja Brittany Bankehead-Kendall ka trajtuar mijëra pacientë që kur shpërtheu pandemia në muajin Mars në Teksas. Ajo thotë se mushkëritë e duhanpirësve janë të dëmtuara, por të pacientëve që kanë kaluar koronavirusin janë “thuajse të bardha”, gjë që tregon se ka mungesë të kalimit të ajrit në organe.

Specialistja publikon pamjet, dallimi mes mushkërive të atyre që

“Unë nuk e di kush ka nevojë ta dëgjojë këtë, por mushkëritë pas Covid-19 duken shumë herë më keq se mushkëritë e duhanpirësit më të ‘tmerrshëm’ që kemi parë ndonjëherë. Ato bllokohen dhe më pas mpiksen, më pas shkaktohet vështirësi në frymëmarrje e kështu…”, shkroi ajo në një postim në Tëitter dhe i referohej grafive të mushkërive që kanë kryer pacientët.

Në një intervistë për mediat e huaja, ajo theksoi se shumë ekspertë kujdesen për nivelin e vdekshmërisë dhe jo për efektet e rënda që lë koronavirusit tek pacientët që i mbijetojnë sëmundjes.

Specialistja publikon pamjet, dallimi mes mushkërive të atyre që

Shpesh herë, koronavirusi shkakton probleme me pneumoninë, e cila ndodh kur mushkëritë mbushen me lëng. Ndërsa qeset e ajrit mbushen me lëng, ato nuk janë në gjendje të marrin shumë oksigjen, gjë që çon në simptoma të tilla si kollitja dhe therja.

Studimet kanë gjetur gjithashtu dëmtime të qelizave epiteliale, të cilat bllokojnë rrugët e frymëmarrjes nga hunda në mushkëri, të pacientëve me koronavirus.

Specialistja publikon pamjet, dallimi mes mushkërive të atyre që

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore