Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Sot nuk ka orë policore/ Sa të infektuar dhe vdekje kishte ditën e fundit të vitit nga Covid

Sot nuk ka orë policore/ Sa të infektuar dhe vdekje kishte ditën

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 4485 testime rezulton se 708 qytetarë të infektuar nga Covid dhe janë regjistruar 2 humbje jete dhe 293 të shëruar në 24 orët e fundit.

"Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 90 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 35 vjeçe, një qytetar nga Tirana 80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve", thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë..

Njoftimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 708 qytetarë, në këto bashki:
362 në Tiranë, 41 në Elbasan, 40 në Durrës, 21 në Sarandë, 20 në Berat, nga 19 qytetarë në Korçë, Vlorë, Shkodër, 17 në Lushnje, 15 në Lezhë, nga 12 qytetarë në Pogradec, Fier, Kamëz, 9 në Gjirokastër, 7 në Vorë, 6 qytetarë në Mallakastër, Tepelenë, Kuçovë, 5 në Devoll, 4 qytetarë në Kolonjë, Permet, Himare, Divjakë, Patos, Kavajë, 3 qytetarë në Pukë, Kukës, Peqin, Gramsh, Librazhd, 2 qytetarë në Skrapar, Dimal, Mat, Kurbin, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, 1 qytetar në Has, Tropojë, Mireditë, Rrogozhinë, Diber, Delvinë, Libohovë, Dropull, Këlcyrë.
Janë 6249 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 90 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 35 vjeçe, një qytetar nga Tirana 80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 293 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 200,758 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (31 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 708
Të shëruar në 24 orë 293
Të shtruar në spitale 90
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 4485

Testime totale 1,483,121
Raste pozitive 210,224
Raste të shëruara 200,758
Raste Aktive 6,249
Humbje jete 3,217

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2965
Fier 689
Durrës 538
Shkodër 403
Elbasan 388
Vlorë 380
Berat 229
Lezhë 184
Gjirokastër 168
Korçë 138
Dibër 91
Kukës 76

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore