Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Skënder Brataj jep alarmin: Në 24 orët e fundit janë shtruar 16 pacientë në dy spitalet Covid

Skënder Brataj jep alarmin: Në 24 orët e fundit janë shtruar

Situata në dy stitalet Covid, Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, vijon të jetë shqetësuese, teksa po rritet dita-ditës numri i të shtruarve me koronavirus.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skëndwr Brataj, tregoi çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit, duke zbuluar se 16 prej rasteve që kanë telefonuar, janë transferuar në spital.

“Gjatë 24 orëve bëhen 40-45-50 vizita për Covid. Në 24 orët e fundit në dy spitalet ishin 16 raste të transferuara nga Urgjenca Kombëtare, 9 te Sanatoriumi dhe 7 te QSUT”, u shpreh Brataj.

Sipas tij, 54% e qytetarëve janë trajtuar në shtëpi, pjesa tjetër e 46% janë trajtuar në spital. Brataj theksoi se këto shifra do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Aktualisht në Urgjencën Kombëtare priten 540 thirrje në ditë vetëm për COVID19, ndërsa kryhen rreth 50 shërbime/ ditë në banesë. Që prej fillimi të epidemisë janë mbi 1 mijë qytetarë që janë dërguar për trajtim spitalor, ndërsa në total janë 2411 qytetarë të prekur nga SARS COV2 që kanë marrë trajtim nga urgjenca kombëtare në banesë dhe janë transferuar në spital dha janë mbi 100 mijë thirrje për COVID19 të pritura gjatë kësaj periudhe të epidemisë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore