Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Skavica, reagime kundër nga Dibra: Do të përmbyten 65 km2 tokë

Skavica, reagime kundër nga Dibra: Do të përmbyten 65 km2

Ndërtimi i Hidrocentralit të Skavicës, është një projekt i vjetër në Shqipëri, i nisur që në kohën e komunizmin, por është shtyrë për mungesë financimesh por edhe se ka pasur një kundërshtim kryesisht në zonën e Dibrës, që janë shprehur kundër ndërtimit, pasi ndërtimi i liqenit ujëmbledhës të HEC-it, mund të përmbysë një pjesë të zonave të banuara, si dhe toka, kullota e pyje.

Prej shumë vitesh janë ngritur grupe organizatore dhe zëra që kanë shprehur kundërshtimin për ndërtimin e këtij hidrocentrali. Zëra që riaktivizohen sa herë që flitet për Skavicën. Një nga këto zëra është gazetari dibran, Abdurahim Ashiku, një publicist me përvojë që ka qenë gazetar i Zërit të Popullit dhe shkruan në disa media prej vitesh për këtë çështje. Ashiku, ka shkruar edhe një libër për këtë temë “Po Dibrës, Jo Skavicës”.

Ashiku, që politikisht është një përkrahës i së majtës, ka shkruar sërish duke e kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit. Sipas tij, nga ndërtimi i HEC Skavicë do të mbyten nga uji i liqenit 65 kilometra katrore tokë, ara nga më pjelloret në Shqipëri, pyje e kullota”.

Por Ashiku nuk është i vetmi. Në rrjet kanë reaguar edhe përkrahës të së djathtës në Dibër që i janë bashkuar qëndrimit të gazetarit, duke kërkuar që PD të dalë publikisht kundër ndërtimit të Hidrocentralit.

Dy ditë më parë, qeveria shqiptare firmosi një marrëveshje me qeverinë e SHBA për të ndërtuar Skavicën me një kredi të butë amerikane dhe nga një kompani të njohur si Bechtel. @GazetaShqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore