Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Situata e Covid në shkolla, MAS: S'ka vendim për mbyllje, dy skenarë gati për vijimin e mësimit

Situata e Covid në shkolla, MAS: S'ka vendim për mbyllje, dy

Ministria e Arsimit deklaron se nuk ka asnjë vendim për mbylljen e shkollave si pasojë e pandemisë. Sipas burimeve zyrtare në MAS, deri tani situata është e qëndrueshme pavarësisht rasteve të diagnostikuara herë pas here në shkolla.

“Deri tani situata duket stabël. Nuk ka arsye për të mbyllur shkollat por në çdo rast ne kemi gati skenarët për të mos shkuar direkt në vendimin drastik për mbylljen e shkollave", i thanë burimet gazetës "Shqip".

Sipas burimeve zyrtare nga ministria e Arsimit, dy skenarët që do të aplikohen në rast të përkeqësimit të gjendjes në shkolla janë: Mësim i kombinuar (online dhe mësim fizik) dhe skenari tjetër Mësim online.

Por si do të shkohet në këta skenarë? Burimet zyrtare i thanë "Shqip" se këtë e vendos vetëm Komiteti i Ekspertëve në ministrinë e Shëndetësisë. Por deri tani ajo që dihet e sigurt është se nuk ka vendim për mbylljen.

Ndërkohë që këto ditë është folur për një mbyllje të shkollave në 2 nëntor, ndërsa ministria e cilëson si të pavërteta.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore