Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Situata e Covid/ Fico: Është ulur incidenca dhe pozitiviteti, vetëm në 9 bashki ka raste të reja

Situata e Covid/ Fico: Është ulur incidenca dhe pozitiviteti,

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Ficon ka dhënë detaje për situatën e pandemis ënë vend.

Në mbledhjen  e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Fico tha se incidenca ka zbritur nga 35 në 14 për 100 mijë. Ndërkohë në të gjithë vendin vetëm në 9 bashki ka raste të reja.

“Do të doja të listoja indikatorët për të kuptuar ku jemi. Incidenca ka zbritur nga 35 në 14 për 100 mijë. Numri i bashkive me raste të reja është 9. Vijojmë me të njëjtin raport 48 me 52 meshkuj femra. Shtrimet spitalore i ulët, 43 të shtruar në spitale me 7 në terapi intensive. Po bie pozitivitet që është nën 1%. Një ndihmesë e jashtëzakonshme ka qenë edhe procesi i vaksinimit që po ecën me ritme të shpejta. Pandemia nuk ka përfunduar edhe pse dendësia e qarkullimit të virusit është e ulët. Është e rëndësishme të vazhdojmë të zbatojmë masat. Të mbajmë maskat, higjenën në dhe të mos harrojmë që personat që kanë dyshime ti referohen mjekut të familjes, ndërkohë që sistemi është në këmbë,” tha Fico.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore