Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Sistemi i parë antiplagjiaturë në gjuhën shqipe mbështetet nga profesorët e Universiteteve dhe Kolegjet Private

Sistemi i parë antiplagjiaturë në gjuhën shqipe

Termi plagjiaturë rrjedhë nga fjala latine “plagiarus” që përkthyer fjalë për fjalë, do të thotë “rrëmbyes”, “hajn” apo “kidnapues”. Plagjiatura është dhe mbetet një nga sfidat më të mëdha në sistemin e edukimit, e për këtë barrën më të madhe e mbajnë universitetet. Nuk janë të pakta rastet ku individ të ndryshëm janë akuzuar për plagjiaturë.

Media të ndryshme ndërkohë kanë raportuar për raste të shumta të plagjiaturës që kanë ndodhur si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Por, profesorë të ndryshëm treguan se për shkak të rritjes së numrit të studentëve në nivelin Master dhe të nivelit të Doktoraturës, është shtuar edhe dukuria e plagjiaturës.

Akademia.al ka realizuar disa intervista me profesorë në Universitetin e Prishtinës dhe kolegjet private, të cilët po e përdorin këtë aplikacion për detektim të plagjiaturës. Sipas tyre, arsyet pse ende studentët bëjnë plagjiaturë janë të shumta. Megjithatë, ata theksuan se në shkolla të mesme mungojnë diskutimet për plagjiaturën dhe studentët ende nuk kanë të zhvilluar sensin që të krijojnë punime të origjinale me mendimet e tyre. Gjithashtu, një problem tjetër që u diskutua është edhe aftësitë e mangëta në shkrimin akademik.

Sistemi i parë antiplagjiaturë në gjuhën shqipe

Prof. Dr. Skender Ahmeti, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës tha se në këtë universitet më herët nuk kanë pasur mundësi të detektimit të plagjiaturës.

“Universiteti nuk na ka krijuar një platformë për shkak të problemeve financiare kryesisht dhe normalisht kemi mbetur në fatin që ne ta zgjedhim vet këtë problem”, tha ai. Por, në ndërkohë ai tregoi se përmes disa kolegëve kishte dëgjuar për programin elektronik të Akademia.al.

“Që nga ai moment në të gjitha temat Master dhe temat e Doktoraturës i kam përfshi dhe i kam kontrolluar përmes këtij sistemi dhe nëse ka pasur përputhje të ndryshme të plagjiaturës i kemi rregulluar së bashku me kandidatët. Deri më tani kemi pasur shumë sukses në këtë drejtim dhe besoj që të gjitha temat që kanë dalë nga ana ime si mentor i kandidatëve janë tema të kontrolluara dhe me mundësi shumë të vogla të përputhjes me ndonjë temë tjetër”, shtoi ai.

Si një ndër problemet që profesorët hasin më së shumti në universitete dhe kolegje private janë punimet apo artikujt të cilët merren nga platforma të ndryshme digjitale pa ndryshuar asgjë. Sipas tyre, platforma Akademia.al ka ndihmuar jashtëzakonisht që këto raste të plagjiaturës të identifikohen.

Përmes Albanian Language Plagiarism Detection (ALPlag) , është bërë edhe detektimi i plagjiaturës në këto raste. ALPlag është sistemi i parë për kontrollimin e ngjashmërive në gjuhën shqipe. ALPlag mundëson krahasimin e shkrimeve në gjuhën shqipe me shkrime tjera publike digjitale, po ashtu në gjuhën shqipe.

Sistemi i parë antiplagjiaturë në gjuhën shqipe

Në ndërkohë, Prof. Besfort Rrecaj, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës tha se plagjiatura ndikon jashtëzakonisht keq në krijimtarinë dhe veprimtarinë shkencore të studentëve apo edhe të institucioneve.

“Problemi i plagjiaturës unë besoj që ka të bëjë edhe me numrin e madh të studentëve të cilët regjistrohen në drejtime që ka rol të rëndësishëm kërkimi shkencor siç janë edhe nivelet master, po flas edhe për Fakultetin Juridik mirëpo edhe për fakultete tjera që ofrojnë studime master apo edhe PhD ashtu që shpesh herë mund të kemi tendenca të caktuara të reproduktimit të mendimeve apo të pjesëve të caktuara të teksteve nga dikush tjetër që më herët ka bërë hulumtim”, shpjegoi ai. Për më tepër, Rrecaj tha se me përdorimin e Akademia.al ka qenë në gjendje të evitojë problemet të cilat lidhen me çështjen e plagjiaturës.

Sistemi i parë antiplagjiaturë në gjuhën shqipe

Për plagjiaturën flasin edhe kolegjet private, Prof. Bardha Qirezi , profesore në Kolegjin Riinvest, tha se për mësimdhënësit dhe studentët është e rëndësishme që të kuptojnë që sistemi antiplagjiaturë ndihmon në ngritjen e cilësisë akademike si dhe në integritetin akademik.

“Jo gjithmonë studentët dëshirojnë të mashtrojnë por ata nuk e kanë njohurinë e duhur qoftë për citimin, qoftë për shkrimin akademik të nivelit që kërkohet sidomos në nivelin Master dhe të Doktoraturës. Për këtë arsye sistemi anti plagjiaturë ndikon në ngritjen e vetëdijes, së pari tek ata që shkruajnë se cili është mendimi i tyre dhe cili mendim është huazuar apo është marrë nga ndonjë autor tjetër”, shpjegoi ajo.

Gjithashtu, Prof.Bardha Qirezi tha se përmes platformës së Akademia.al për detektim të plagjiaturës studentët edhe mësojnë për teknikat e shkrimit akademik.

Po ashtu, edhe z. Uran Rraci Zv. Drejtor në Kolegjin Universum tha se ka qenë shumë e nevojshme krijimi i një platforme e cila e detekton plagjiaturën, e sidomos atë në gjuhën shqipe.

Sistemi i parë antiplagjiaturë në gjuhën shqipe

“Platforma Akademia na ka lehtësuar jetën të gjithëve, kjo për faktin që tani profesorët nuk merren shumë me gjëra teknike por fokusohen në cilësinë e punimeve që dorëzohen kurse platforma akademia është aty për të detektuar se cilat faza apo cilat pjesë të punimeve janë huazuar nga tekste të ndryshme apo punime të ndryshme. Kjo e ka lehtësuar dhe thjeshtësuar në të njëjtën kohë procesin”, tha ai.

Një nga produktet e Akademia.al është edhe Multilingual Plagiarism Detection (MLPlag) i cili u ka hyrë mjaft në punë edhe profesorëve. Ata thanë se tani po e kanë më të lehtë t’i detektojnë edhe rastet kur studentët bëjnë plagjiaturë duke përkthyer nga gjuha angleze. Multilingual Plagiarism Detection ofron mundësinë e kontrollimit të shkrimeve në gjuhën shqipe për ngjashmëri nga shkrimet në gjuhët e huaja. MLPlag si produkt është zhvilluar në bazë të kërkesës nga shumë institucione arsimore.

Profesorët gjithashtu ndanë edhe përvojat e tyre me përdorimin e platformës për detektimin e plagjiaturës ndërgjuhësore nga Akademia.al. Ata tregojnë se kjo platformë përveç që iu ka ndihmuar të identifikojnë plagjiaturën ka ndihmuar edhe në rastet kur punimet janë përkthyer nga gjuha angleze në shqip.

Prof. Dr. Skender Ahmeti tregoi se temat e Doktoraturës janë të bazuara në materiale dhe burime në gjuhën angleze dhe platforma ka ndihmuar që të identifikohet plagjiatura edhe në këto raste.

“Platforma na ka ndihmuar shumë që të identifikojmë edhe ato përputhjet e mundshme me ndonjë temë apo material tjetër të botuar qoftë në vendet anglisht folëse apo edhe vendet që e kanë gjuhën angleze si gjuhë që e shfrytëzojnë në universitete”, shpjegoi ai.

Për më tepër, z. Uran Rraci tha se platforma ka ndihmuar edhe studentët për arsye se ata kanë pasur mundësinë të përmirësojnë pjesët në të cilat është gjetur plagjiatura dhe kanë përmirësuar aftësitë e shkrimit akademik.

Gjithashtu, njëri nga produktet e Akademia.al është edhe E-citimi i cili ndihmon studentët në veçanti që të shmangin plagjiaturën dhe ju ndihmon që të kuptojnë se si duhet të citohen në mënyrë të duhur burimet e përdorura në shkrimet e tyre.

Akademia.al po ashtu ka filluar të publikojë edhe artikuj vetëdijësues lidhur me atë se çka është plagjiatura dhe si mund të shmanget në tërësi.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore