
Si të veproni në rast se ju zë frika nga tërmeti!
Kuptohet që pas lëkundjeve të tërmetit iu zë paniku dhe frika. Sipas psikologëve, një traumë e tillë mund të degjenerojë në një gjendje të përhershme ankthi. Është e nevojshme të mësoni të merrni frymë thellë, në mënyrë që t’ia dilni të ulni nivelin e adrenalinës, të cilin truri ynë e prodhon automatikisht në rast se percepton një rrezik. Duhet të evitoni ekspozimin në mënyrë të vazhdueshme ndaj imazheve që transmetohen në televizion ose media sociale.
Të viheni në dijeni mbi faktet është e nevojshme, por kërkimi i vazhdueshëm për informacion, me shpresën se do t’ia dilni të ulni ankthin, do t’ju bëjë në mënyrë të paevitueshme, të përjetoni efektin e kundërt. Nëse keni vështirësi për të fjetur gjumë, ose zgjoheni shpesh gjatë natës, përqendrohuni në një episod të bukur të jetës suaj dhe numëroni mbrapsht nga 100 deri në 0. Nëse keni fëmijë, transmetojuni atyre qetësi. Ruani qetësinë dhe mundohuni që t’jua jepni edhe atyre këtë qetësi duke iu rikthyer aktiviteteve normale.
Mos ua fshihni informacionet. Më mirë shpjegojuni atyre se në televizion pasqyrohen rastet e jashtëzakonshme dhe se ajo që kanë parë në lajme nuk është pjesë e normalitetit. Më të vegjëlve, tregojuni përralla me fund të lumtur. Përqafojini, falini dashuri dhe jepuni siguri. Rikujtojmë, se një tërmet i magnitudës 4.7 të shkallës Rihter ka shkundur Shqipërinë në orën 22:37 minuta të mbrëmjes të së dielës, ndërsa rreth 8 minuta më vonë një tjetër lëkundje më e lehtë është regjistruar. /Top Albania Radio/



Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija
Historia e plotë >


Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme
Historia e plotë >
Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte

Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija
Aktualitet




