Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Si të mbrohemi nga lëkundjet e tërmetit/ Eksperti: Ja si duhet të veprojmë, VEPRIMI MË I GABUAR është...

Si të mbrohemi nga lëkundjet e tërmetit/ Eksperti: Ja si duhet

Drejtori i Trajnimit dhe Mbështetjes Logjistike në Ministrinë e Brendshme, Arben Cara ka folur në lidhje me rreziqet nga tërmetet dhe disa këshilla se si mund të veprojmë kur ndjejmë lëkundje tërmeti apo çfarë duhet bërë pasi tërmeti ka përfunduar.

Ai thotë se në asnjë mënyrë nuk duhet të jemi afër abazhurëve apo sendeve që bien nga forca e gravitetit dhe lëkundjeve të Tokës e nga ana tjetër e konsideron akoma më problematike faktin që njerëzit pas tërmetit shkojnë në lokal dhe pinë kafe. Sipas tij, lëvizja gjatë kohës që po ndodh tërmeti mund të çoj në fatalitet.

“Duhet te jemi larg abazhurëve apo objekteve e rënda në mënyrë që mos na bien në kokë. Lëvizja gjatë tërmetit është gjëja më e gabuar dhe nuk duhet ta bëjmë. Lëvizja është e gabuar kur vetë Toka po lëviz dhe mund të shkaktohen probleme e të lëndosh gjymtyrë”, tha Arben Cara.

Përsa i përket këshillave për pas tërmetit, ai ka thënë për Report se duhet të jemi shumë të vëmendshëm të marrim masa për pakot e emergjencës, të cilat janë ushqime të përgatitura për të qëndruar 72 orë dhe të heqim nga priza çdo pajisje elektrike që kemi në shtëpi.

“Së pari, shikoj që qytetarët kur dalin nga banesa futen në lokal dhe porosisin kafe. Harrojnë që janë të rrezikuar pasi kafja është poshtë pallatit. Duhet të rrimë në vende të hapura. Nuk është kjo gjëja e parë që duhet të bëjmë pasi tërmeti ka përfunduar. Pasi të qetësohemi, duhet të kujdesemi të përgatisim një pako emergjente me ushqim, i cili reziston deri në 72 orë, kjo pasi tërmeti mund të shoqërohet nga pasgoditje dhe mund të na duhet të qëndrojmë jashtë për një kohë të gjatë. Më pas, duhet të heqim nga priza të gjitha pajisjet elektrike dhe të mbyllim rubinetin, për të minimizuar rastet e zjarrit dhe përmbytjes së banesës”, përfundoi drejtori i Trajnimit dhe Mbështetjes Logjistike në Ministrinë e Brendshme, Arben Cara Cara.



Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore