Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Si të detoksifikohemi pas festave? Rekomandimet e nutricionistes Diola Dosti

Si të detoksifikohemi pas festave? Rekomandimet e nutricionistes Diola

A e keni tepruar gjatë drekave dhe darkave të festave të fundvitit? E pra, tani është momenti të pastrojmë organizimin përmes ushqimit. Për disa prej nesh studimet tregojnë se gjatë festave shtojmë vetëm përafërsisht gjysmë kilogrami.

Por disa të tjerë tani duhet ta marrin pak më seriozisht të ngrënin dhe të pirin. Mënyra më e mirë që ndjekin shumica e njerëzve që kanë abuzuar me ushqimet janë dietat e shpejta, ndërsa të tjerë ndjekin dietën detoks.

Në lidhje Skype për ‘Wake Up’, nutricionistja Diola Dosti dha disa këshilla të vlefshme se si të detoksifikohemi pas festave.

“Detoksi është një formë e agjërimit dhe agjërimi është parimi i parë i shëndetit. Detoksi nuk duhet të merret si dietë, që do të rrimë tani pa ngrënë. Por, realisht është një nevojë e organizmit për të larguar të gjithë ato elementët jo natyralë që ne i kemi marrë nëpërmjet ëmbëlsirave, yndyrës së ngopur të yndyrës së tepruar.

Unë do këshilloja që këto ditë të mos biem direkt në detoks,. Duke qenë se ne jemi ngarkuar shumë, organizmi ynë ka nevojë për një lloj parapërgatitje. Kjo do të thotë që këto ditë, 4-5 ditë të hiqnin dorë nga ushqimet me bazë shtazore, veza, mishi, qumështi dhe alkooli.

Në mëngjes ta nisim ditën me një gotë ujë, jo të ngrohtë, por të nxehtë. E mira do ishte që mëngjesi të fillonte me një gotë lëng selinoje, me stomak bosh gjithmonë.

Në pjesën tjetër të ditës të merrnin sallata, jeshile, spinaq, rukola. Supëra me brokoli, karota, patate. Të hamë ushqime që nuk duan shumë kohë për t’u tretur. Sheqer jo, në mënyrë absolute. Të hamë shpesh dhe nga pak”, këshilloi ajo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore