Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Si parashikohet moti këtë fundjavë/ Reshjet ia lënë vendin ngricave, ditët më problematike

Si parashikohet moti këtë fundjavë/ Reshjet ia lënë

Ndërprerja e reshjeve të dendura të shiut këtë javë do i lërë vendin uljes së ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin dhe ngricave që do të bëhen problem për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve.

Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e martë dhe të mërkurë reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Ndërsa pasditen dhe mbrëmjen e së mërkurës në verilindje e juglindje të vendit do të bjerë borë e dendur.

“Ajo që vlen të theksohet është rënia graduale e temperaturave më e ndjeshme ditën e premte dhe në fundjavë. Vlerat negative parashikohet të regjistrohen në pjesën më të madhe të territorit. Kjo rënie do të sjellë ngrica të forta në akset rrugore”, njofton SHMU.

Si parashikohet moti këtë fundjavë/ Reshjet ia lënë

Njoftimi i plotë

Reshjet e vazhdueshme të këtyre ditëve gradualisht po humbin intensitet. Reshjet do të mbeten sot në formë shtrëngatash të vazhdueshme në pjesën jugore e juglindore të vendit.

Ditën e martë dhe të mërkurë reshjet e shiu do të jenë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Pasditen dhe mbrëmjen e së mërkurës në verilindje e juglindje borë e dendur.

Dita e enjte do të shoqërohet me reshje shiu përgjatë bregdetit e pjesërisht zonave të ulëta. Në mesditë dëbora do të shtrihet në pjesën më të madhe të territorit në lartësitë kodrinore, ndërsa në veriperëndim ajo do të shtrihet deri në bregdet.

Kjo situatë do të mbetet deri mëngjesin e së premtes dhe më pas do të mbizotërojë moti i kthjellët.

Ajo që vlen të theksohet është rënia graduale e temperaturave më e ndjeshme ditën e premte dhe në fundjavë. Vlerat negative parashikohet të regjistrohen në pjesën më të madhe të territorit. Kjo rënie do të sjellë ngrica të forta në akset rrugore.

Era nga kuadrati i veriut e lehtë dhe përkohësisht mesatare, ndërsa ditën e premte hera herës e vrullshme. Valëzimi në dete 3 dhe 4 ballë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore